Udhëzues mbi plotësimin e Formularit “Informacion për aktin abuziv”.
1- Në rubrikën nr. 1 duhet të plotësoni të dhënat identifikuese të zyrtarit tatimor (emrin, mbiemrin), për të cilin mendoni se ka kryer shkelje, apo ka abuzuar me detyrën.
2- Në rubrikën nr. 1, pikat: a; b; dhe c; Ju mund të shënoni të dhëna të tjera për zyrtarin tatimor, për të cilin mendoni se ka kryer shkeljen apo ka abuzuar me detyrën (nëse keni të dhëna) :
• Adresën e punës së zyrtarit tatimor;
• Funksionin që ai ka;
• Ndonjë të dhënë tjetër që ju duket e rëndësishme për qëllime identifikimi
3- Në rubrikën me shënimin “Sjellje e keqe apo veprime korruptive”, duhet të vendosni shenjën X për llojin/et e sjelljeve të këqia apo akteve korruptive që ju doni të raportoni.
4- Në rubrikën nr. 2 ju duhet të shënoni emrin e tatimpaguesit (shoqëri apo individ) që ju besoni se kryen evazion tatimor.
5- Në rubrikën nr. 2, pikat a; b; c; d; Ju mund të shënoni të dhëna të tjera identifikuese për tatimpaguesin që ju besoni se kryen evazion tatimor:
• Adresa e biznesit;
• Numrin e identifikimit NIPT;
• Veprimtaria ekonomike që zhvillon;
• Ndonjë informacion tjetër që e gjykoni të nevojshëm
6- Në kuadratin me shënimin “Evazion tatimor” duhet të vendosni shenjën X për llojin/et e shkeljeve që Ju gjykoni se kryen apo ka kryer tatimpaguesi.
7- Ne kuadratin nr. 3, Ju mund të jepni komentet tuaja lidhur me faktet që doni të denonconi.
8- Në kuadratin nr. 4, Ju mund të jepni informacion në lidhje me mënyrën e sigurimit të informacionit që po denonconi.
9- Ju nuk jeni i detyruar të plotësoni çdo rubrikë të këtij formulari. Mjafton të evidentoni faktet që ju dini dhe doni të denonconi.
10- Lutemi që informacioni juaj të jetë i vërtetë, duke ju siguruar se do të mbetet konfidencial, dhe nuk ju kërkohen prova për të.