13.01.2012 - Njoftim mbi funksionimin e deklarimit elektronik
Te nderuar tatimpagues,
Duke ju kerkuar ndjese per problemet e krijuara gjate diteve te fundit ne lidhje me deklarimin elektronik, ju sigurojme qe ky problem tashme eshte i zgjidhur dhe ju mund te vazhdoni normalisht te plotesoni deklaratat tuaja tatimore si dhe t'i deklaroni ne menyre elektronike ato.
Per cdo informacion apo asistence ju mund te kontaktoni me zyrat e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, prane Drejtorise Rajonale ku jeni te regjistruar.
Administrata tatimore ju mirepret!
09.01.2012 – Udhezues perdorimi per deklarimin e listepagesave
Te nderuar tatimpagues!
Duke filluar nga dita e sotme ne rubriken Sherbimet elektronike – Udhezues perdorimi te kesaj faqeje, do te gjeni Udhezues perdorimi per deklarimin e listepagesave. Ky Udhezues, i hartuar ne baze te VKM 55, date 03.02.2010 “Per deklarimin e detyrueshem te deklaratave tatimore dhe te dokumenteve te tjera tatimore, vetem nepermjet formes elektronike”, i ndryshuar, ju shpjegon hap pas hapi menyren e deklarimit elektronik te listepagesave ( E SIG 025) si dhe te Pasqyres se deklarimit te te punesuarve per here te pare, rishtazi apo te te larguarve nga puna ( E SIG 027). Per me shume informacion si dhe per t’u trajnuar ne lidhje me deklarimin ne menyre elektronike te listepagesave dhe formulareve te ndryshimit te numrit te punonjesve, ju mund te drejtoheni prane zyrave te sherbimit per tatimpaguesit, ku do te merrni asistence profesionale per plotesimin ne menyre te drejte te ketij detyrimi ligjor.
Administrata tatimore ju mirepret!
Date 30.12.2011 – Njoftim mbi hyrjen ne fuqi te VKM Nr. 899 date 14.12.2011, "Per disa shtesa dhe ndryshime ne Vendimin Nr. 55 date 03.02.2010 te Keshillit te Ministrave "Per deklarimin e detyrueshem te deklaratave tatimore dhe te dokumenteve te tjera tatimore, vetem nepermjet formes elektronike", te ndryshuar".
Duke filluar nga 01.01 2012:
a. listepagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore, shendetsore dhe tatimi mbi te ardhurat nga punesimi,
b. pasqyrat e te punesuarve per here te pare, atyre rishtazi, si dhe te te larguarve nga puna,
c. deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi te ardhurat personale te biznesit te vogel,
do te deklarohen vetem nepermjet formes elektronike, sipas afateve ligjore ne fuqi.
me teper...
Date 15.12.2011 – Konfiskohen mallra ne vlere 350 milione leke ne tatimpagues te medhenj, 30 subjekte te paregjistruar dhe 2 milione leke penalitete per mosperdorim te paisjeve fiskale.
Gjate ushtrimit te vizitave fiskale ne rreth 80 tatimpagues te medhenj dhe VIP-a, ka rezultuar ne disa prej tyre veprimtari jo ne perputhje me legjislacionin tatimor, diferenca ne inventare dhe deklarime te rreme te bilanceve ekonomike te tyre. Forca zbuluese ne keto raste te konstatuara ka qene nje vlere malli prej rreth 350 milione lekesh. Natyra e mallrave kane qene mallra ushqimore, materiale ndertimi, birra, pije freskuese, mobilje e prodhime druri etj.Per disa prej ketyre tatimpaguesve, materialet i kane kaluar per hetim te metejshem organeve te prokurorise.
me teper...
Date 14.11.2011 – Konfiskohen 4 130 paketa cigare dhe 8 tatimpagues kallëzohen në prokurori për tregtim mallrash akcize pa pullë.
8 tatimpagues të kallëzuar në prokurori për tregtim të mallrave pa pullë fiskale të miratuar nga Ministria e Financës, 578 paketa cigare dhe 91 qese duhan të hapur të konfiskuar për mungesë të pulles së akcizës, 3 552 paketa cigare të konfiskuara sepse ishin të pa shoqeruara me faturë tatimore, 4 gjoba të vendosura me vlere totale 1,165,000 leke, konfiskim i një numri të konsiderueshëm artikujsh industrial që tregtoheshin pa faturë tatimore, janë rezultatet e një operacioni kontrolli mbi subjektet e tregtimit të mallrave akcize, i zhvilluar ditën e shtunë, datë 12 Nëntor 2011 nga strukturat e Drejtorisë të Hetimit Tatimor, në qytetin e Tiranës.
me teper...
Date 21.10.2011 – Administrata Tatimore çertifikohet për kontributin e saj në Projektin “Sfida e Mijëvjeçarit”
Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve z.Gazmir Spahija i dorëzohet çertifikata e mirënjohjes për Administratën Tatimore, për kontributin e dhënë në zbatimin e programit “Prag të Korporatës së Sfidës së Mijevjeçarit për Shqipërinë 2006 - 2011”, për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e transparecës dhe përgjegjshmërisë në Shqipëri. Ambasada amerikane, zhvilloi ditën e premte, në datë 21 Tetor 2011, ceremoninë festive, të organizuar për përmbylljen me sukses të fazës së dytë të Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë. Ne kete ceremoni ishin të pranishëm: Kryeministri i Shqiperise Shkelqesia e Tij z.Sali Berisha, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes z.Aleksandër Arvizu dhe shume personalitete te tjera.
me teper...
Date 11.10.2011 - Drejtori i Përgjithshem i Tatimeve z.Gazmir Spahija merr pjesë në Konferencën “Administratat Tatimore të Europës Jug-Lindore - Sfidat dhe masat e ndërmarra”.
Më 5 -7 Tetor 2011, në Ljubljanë të Sllovenisë u zhvillua Konferenca me temë “Administratat Tatimore të Europës Jug-Lindore - Sfidat dhe masat e ndërmarra”, konferencë e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga Qendra e Ekselencës në Financë. Në këtë konferencë mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Z. Gazmir Spahija dhe drejtues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe drejtues dhe përfaqësues të Administratave tatimore të Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë dhe Serbisë. .
me teper...
Date 06.09.2011 - Mbi ecurine e procesit te zbatimit te Ligjit nr.10418 date 21.04.2011 “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”
Administrata Tatimore ne zbatim te Ligjit nr.10418 date 21.04.2011 “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”, si dhe te Udhezimit nr.12, date 18.05.2011, i ndryshuar, ne zbatim te tij, po zhvillon nje pune intensive per realizimin me sukses dhe brenda afatit te ketij procesi te rendesishem. Ne baze te ketij ligji, parashikohet falja e nje pjese te borxhit tatimor e doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe percaktohen parimet dhe garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi i kapitalit. .
me teper...
Date 05.09.2011 – Per detyrimin e tatimpaguesve per t’u pajisur me pajisje fiskale dhe perdorimin e tyre.
Administrata Tatimore ne plotesim te detyrimit ligjor per te informuar tatimpaguesit ndermerr kete komunikim me mediat per te rikujtuar edhe nje here te gjitha subjektet, qe ne baze te Ligjit Nr.9920 date 19.05.2008, ”Per procedurat tatimore”, i ndryshuar, dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij, kane detyrim te pajisen dhe te perdorin pajisjet fiskale. .
me teper...
Njoftim ne lidhje me ndryshimet ne Ligjin e Proçedurave tatimore per mosinstalim te pajisjes fiskale, te mosleshimit te kuponit tatimor dhe te biletave te sherbimit me vlere te parashtypur!
Te nderuar tatimpagues!
Plotesoni detyrimin tuaj ligjor per instalim te pajisjeve fiskale si dhe per leshimin e kuponit tatimor apo te biletave te sherbimit me vlere te parashtypur. Kete detyrim e kane te gjithe tatimpaguesit, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës.
Ligji nr.9920 date 19.05.2008,i ndryshuar, Neni 122, percakton masen e gjobave qe vendosen ne rast te mosinstalimit te pajisjes fiskale, te mosleshimit te kuponit tatimor dhe te biletave te sherbimit me vlere te parashtypur.
Njoftim per ndryshimet ne Ligjin e Procedurave per Identifikimin e personave, që ushtrojnë veprimtari tregtare pa u regjistruar!
Kujdes!
Mos ushtroni veprimtari ekonomiko - tregetare pa u regjistruar ne QKR!
Ligji nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore”, i ndryshuar, Neni 40, percakton detyrimin tuaj per t’u regjistruar dhe ju lejon te ushtroni veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit, ne Qendren Kombetare te Regjistrimit. Nese nga Administrata Tatimore do te identifikoheni si person qe ushtroni veprimtari pa u regjistruar ne QKR, do t’ju mbyllet veprimtaria dhe do t’ju konfiskohen te gjitha materialet.(Neni 41 dhe 121 i Ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore”, i ndryshuar).
per me teper...
NJoftim per Ligjin Nr.10418 date 21.04.2011, “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”.
Te nderuar tatimpagues!
Nga data 18.05.2011 ka hyre ne fuqi Ligji nr.10418 date 21.04.2011, “Per legalizimin e kapitalit dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor dhe doganor”.
Ne baze te ketij ligji, parashikohet falja e nje pjese te borxhit tatimor e doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe percaktohen parimet dhe garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi i kapitalit.
Koha e zbatimit te ketij ligji, gjate se ciles subjektet mund te ushtrojne te drejten te perfitojne nga legalizimi dhe falja eshte deri në datën 31 dhjetor 2011.
Ju mund te paraqiteni prane sporteleve te Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, per te marre informacion dhe asistencen e duhur ne lidhje me zbatimin e procedurave per te perfituar nga ky ligj. Duke klikuar ketu, ju mund te njiheni me Bazen Ligjore si dhe Listat e subjekteve qe mund te perfitojne nga ky Ligj, sipas Drejtorise Rajonale ku jeni te regjistruar
per me teper...