v Informacion të përditësuar mbi legjislacionin tatimor, dispozitat nënligjore dhe rregulloret (ku përfshihen Vendimet e Këshillit të Ministrave lidhur me tatimet, Udhëzimet e Ministrit të Financave, Manualet Tatimore dhe Urdhrat apo Qarkoret e lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve). I gjithë informacioni i mësipërm gjendet dhe klikuar tek titulli: Legjislacioni Tatimor në të majtën tuaj.
v Asistencë për kuptimin e legjislacionit tatimor, dispozitave nënligjore tatimore dhe rregulloreve;
v Asistencë për kuptimin dhe respektimin e procedurave tatimore;
v Informacion efikas dhe në kohën e duhur për çdo ndryshim në legjislacionin tatimor dhe procedurat tatimore;
v Ndihmë për plotësimin e formularëve tatimorë dhe deklaratave tatimore;
v Asistencë për përdorimin e sistemit të deklarimit dhe pagesës elektronike të tatimeve;
v Trajtim të kujdesshëm dhe të paanshëm të letrave dhe kërkesave tuaja dhe ndihmë e drejtpërdrejtë për përgatitjen e kërkesave me shkrim për probleme tatimore;
v Vërtetime mbi tatimet që ju keni paguar ose detyrimet tuaja tatimore aktuale;
v Mundësi të drejtpërdrejtë për të kontrolluar gjendjet e llogarive tuaja tatimore në Sistemin e Integruar Tatimor të DPT-së;
v Rregullimin e takimeve me zyrtarët tatimorë të DPT-së sipas fushës, në mënyrë që ju të merrni asistencë profesionale në trajtimin e problemeve dhe konflikteve në lidhje me tatimet;
v Transmetimin tek përfaqësuesit e duhur të administratës tatimore të shqetësimeve dhe komenteve tuaja me synim përmirësimin e punës në të ardhmen;
v Trajtim të drejtë dhe konfidencial të informacionit të dhënë nga ju lidhur me tatimpagues të tjerë të cilët ju konkurrojnë padrejtësisht duke mos paguar tatimet;
v Trajtim të drejtë dhe konfidencial të informacionit të dhënë nga ju për inspektorët tatimorë të cilët abuzojnë me detyrën e tyre;
v Bashkëpunim me organizatat dhe përfaqësitë e tatimpaguesve për të përmirësuar shërbimet tatimore dhe për të zgjidhur vështirësitë dhe problemet tuaja.