|
E drejta për t'u ankimuar
Në cdo rast kur tatimpaguesi nuk është dakord me një akt administrativ dhe beson se administrata tatimore nuk e ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin, ai ka të drejtën e ankimit në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke kërkuar rishqyrtimin e pavarur të cështjeve që lidhen me këtë akt. Tatimpaguesi ka te drejte qe te degjohet, nese e kerkon, ne ankimimin e tij.
Cfarë mund të apelohet?
Tatimpaguesi mund te apeloje kunder cdo njoftim vleresimi, cdo vendimi qe ndikon ne detyrimin e tij tatimor, cdo kerkese per rimbursim ose lehtesim tatimor, ose cdo akti ekzekutiv te posacem tatimor, ne lidhje me tatimpaguesin.
- Shembuj te akteve administrative qe mund te ankimohen lidhur me tatimpaguesin dhe detyrimin e tij tatimor perfshijne: a) cdo njoftim vleresimi (per shembull nje vleresim tatimor i nxjerre pas nje kontrolli tatimor (neni 84(5) i Ligjit)); b) cdo akt tjeter administrativ qe ndikon detyrimin tatimor te tatimpaguesit perfshire kerkesen per kompensim (kur, per nje tatim ose disa lloje tatimesh, tatimpaguesi ka nje detyrim por gjithashtu gezon edhe te drejten e kreditimit ose rimbursimit), c) cdo akt qe ndikon kerkesen e tij per rimbursim d) cdo akt qe ndikon kerkesen e tij per lehtesim tatimor, e) gabimet ne llogaritjen e perqindjes se kamatvoneses (neni 76(4) i Ligjit), f) vendosjen ose gabimet ne llogaritjen e shumave dhe llojeve te gjobave,
Cfarë nuk mund të apelohet?
Tatimpaguesi nuk mund te apeloje masat administrative të parashikuara në Kreun XI (dhe në kapituj të tjerë të këtij ligji) që kanë të bëjnë me masat e mbledhjes me forcë nuk janë objekt apelimi administrativ pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor. Të tilla raste, por pa u kufizuar vetëm në to, janë:
a) Urdher-bllokimi i llogarive bankare dhe kerkesa për shlyerjen e detyrimeve tatimore te papaguara (neni 90) b) njoftimi për një palë të tretë sipas nenit 97 të Ligjit(Transferimi i Detyrimit Tatimor Palës së Tretë), ose c) njoftimi për një palë të tretë sipas nenit 98 të Ligjit (E Drejta për të Kërkuar Detyrimet nga Pala e Tretë), etj.
Dokumentacioni qe duhet te paraqitet:
Ankimi behet me shkrim. Ankimi dhe dokumentacioni qe i bashkangjitet duhet te permbaje informacionin e meposhtem: a) emrin dhe adresen e tatimpaguesit, b) numrin e regjistrimit te tatimpaguesit (NIPT), c) aktin administrativ, te nxjerre ose te panxjerre nga organi tatimor, qe eshte objekt ankimi duke perfshire periudhen tatimore perkatese dhe shumen e detyrimit tatimor, d) vertetimin e pageses se detyrimit tatimor qe ankimohet, e) arsyet per ankimin e tij, f) informacion ne mbeshtetje te ankimi (aktin e kontrollit, proces-verbalet etj.) g) cdo dokument tjeter qe ankimuesi e gjykon te rendesishem, h) nenshkrimin e tij
Kujdes! Nje ankim nuk merret ne shqyrtim kur:
· Tatimpaguesi nuk paguan shumen e plote te detyrimit tatimor te percaktuara ne njoftim vleresimin tatimor objekt ankimi (tatimi/kontributi dhe kamatvonesa) para skadimit te afatit te ankimit.
· Tatimpaguesi nuk bashkengjit ankimit aktin atministrativ (njoftim vleresimin tatimor) objekt ankimi.
· Tatimpaguesi nuk bashkengjit vertetimin e pageses ose te kompesimit te detyrimeve dhe kamatvonesave (pa gjobat) te percaktuara ne njoftim vleresimin tatimor.
Kujdes! Barra e proves per te vertetuar se akti administrativ eshte i gabuar bien mbi tatimpaguesit.
Kur mund te paraqitet ankimi? Ankimi duhet te behet brenda 30 diteve kalendarike nga data kur akti administrativ eshte marre ose konsiderohet te jete marre.
Kujdes! Ne cdo rast tatimpaguesi duhet te vertetoi kohen e marrjes se njoftim vleresimit.
Cili eshte afati ligjor i marrjes se vendimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor? Drejtoria e Aplemit Tatimor duhet te marre vendimin brenda 3 muajve. Ne rast plotesimi dokumentacioni afati shtyhet edhe 1 muaj.
Cfare ndodh pas vendimmarrjes se Drejtorise se Apelimit Tatimor? Aktet e Drejtorise se Apelimit Tatimor qe rezultojne nga procedura e ankimit nuk mund te jene objekt ankimi administrativ. Kunder vendimit te Drejtorise se Apelimit Tatimor lejohet ankim ne gjykate brenda 30 diteve kalendarike nga data e marrjes dijeni te ketij vendimi.
Kur mund te behet ankim direkt ne gjykate? Mund te behet ankim ne rruge gjyqesore ne mungese te nje vendimi te Drejtorise se Apelimit vetem ne qofte se: - vendimi administrativ nuk mund te jete objekt ankimi sipas nenit 106 te Ligjit, ose - Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk nxjerr vendim brenda afatit ligjor.
Nr e kontaktit te Drejtorise se Apelimit Tatimor: 04 22 76 828 dhe 04 22 76 701 |