Ne nuk mbledhim informacion identifikues personal për ju kur ju vizitoni faqen tonë të Internetit.
Nëse vizitoni faqen tonë të Internetit, ne mbledhim dhe ruajmë vetëm informacionin e mëposhtëm, në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si përdoret kjo faqe:
-
Emrin e domeinit, nga i cili futeni në Internet (për shembull, gmail.com, nëse lidheni nga një adresë në Gmail).
-
Datën dhe kohën kur futeni në faqen tonë të Internetit.
-
Adresën e Internetit të ndonjë faqeje që mund t’ju ketë drejtuar të vizitoni faqen tonë të Internetit.
-
Llojin e informacionit që lexoni kur vizitoni faqen tonë të Internetit.
Ne e përdorim informacionin që mbledhim për të matur numrin e vizitorëve që hapin seksione të ndryshme të faqes sonë të Internetit, për të zbuluar se cili është informacioni më i kërkuar dhe për të na ndihmuar ta bëjmë faqen tonë të Internetit më të dobishme për vizitorët.