Mirë se vini
Kërko:  në:  
   
Skip Navigation Links

 Shërbimet elektronike 

 

 

 NJOFTIME

Njoftime muaji Nentor 2011

DRT ELBASAN - NJOFTIM PER SHPALLJE ANKANDI
Dokumentat e ankandit per shitje automjeti nga DRT Elbasan

  1. Autoriteti shites: Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, tel & fax.++ 355 54 252075
  2. Data e zhvillimit te ankandit: 22.12.2011, ora 11.00
  3. Objekti i Shitjes:
Autoveture AUDI 100
Autoveture TOYOTA JAPONEZE
Autoveture MITSUBISHI PAJERO
Autoveture FORD TRANZIT
me teper...

 

DRT FIER - NJOFTIM PER SHPALLJE ANKANDI PER SHITJE AUTOMJETESH
Në zbatim të Ligjit Nr. 10160 datë 15.10.2009, “Për rregulliminn e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, dhe Vendimit të Qeverisë Nr. 1242 datë 16.12.2009, “Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vlerësimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe për mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor”, pika II / 3 , pika XIII / 2 , shkresës me Nr. 1569/14 Prot. datë 02.02.2010, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve “Për shitjen e automjeteve në ankand”, si dhe Urdhërit me Nr. 4422/1 Prot. datë 10.11.2011, të Drejtorit Rajonal “Për krijimin e komisionit të ankandit për shitjen e automjeteve” të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier. Komisioni i Ankandit Njofton se do të nxirren në ankand automjetet me të dhënat e mëposhtme :
me teper...

Njoftime muaji Gusht 2011

NJOFTIM ANKANDI
  1. Autoriteti shites: Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, tel., fax. ++ 355 54 252075
  1. Data e zhvillimit te ankandit: 08.09.2011, ora 11.00
  2. Objekti i Shitjes:
    • -Autoveture AUDI 100
    • -Autoveture TOYOTA JAPONEZE
me teper...

DOKUMENTET STANDARDE TË ANKANDIT PUBLIK
  1. Autoriteti shites: Drejtoria Rajonale Tatimore Elbasan, tel., fax. ++ 355 54 5252075
  2. Data e zhvillimit te ankandit: 08.09.2011, ora 13.00
  3. Objekti i Shitjes:
    • -Autoveture AUDI 100
    • -Autoveture TOYOTA JAPONEZE
me teper...

PROCES VERBAL PER VLERSIMIN E GJENDJES TEKNIKE TE MJETIT MOTORRIK ME TARGE GR 0217 B
Në bazë të Ligjit nr 10160 date 15.10.2009 “Per rregullimin e sherbimit te transportit per funksionaret publike dhe nepunesit civile” , si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 1242 dt.16.12.2009 “Për rregullat e funksionimit te komisionit te ankandit....” , u mblodh komisioni i ngarkuar me Urdher te Drejtorit Rajonal date 28.05.2010, per kqyrjen dhe vleresimin e gjendjes teknike faktike të automjeteve te planifikuara per shitje , dhe pasi kqyrem mjetin dhe Lejen e Qarkullimit me nr 999217 , konstatuam si me poshte :

me teper...

PROCES VERBAL PER VLERSIMIN E GJENDJES TEKNIKE TE MJETIT MOTORRIK ME TARGE EL 7709 A
Në bazë të Ligjit nr 10160 date 15.10.2009 “Per rregullimin e sherbimit te transportit per funksionaret publike dhe nepunesit civile” , si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr 1242 dt.16.12.2009 “Për rregullat e funksionimit te komisionit te ankandit....” , u mblodh komisioni i ngarkuar me Urdher te Drejtorit Rajonal date 28.05.2010, per kqyrjen dhe vleresimin e gjendjes teknike faktike të automjeteve te planifikuara per shitje , dhe pasi kqyrem mjetin dhe Lejen e Qarkullimit me nr 129710 , konstatuam si me poshte:

me teper...

Njoftime muaji Korrik 2011

NJOFTIM SHPALLJE E FITUESIT PER DHENIE AMBJENTI ME QERA NE DRT VLORE
Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë, pasi kreu të gjithë procedurat dhe shqyrtoi ofertat e paraqitura nga subjektet e interesuara, të cilët ofronin objekte me qira për zyra për Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlore, vendosi të shpallë fitues subjektin Benard Frakulla, i cili ofron një sipërfaqe prej 39 m2 me vlere 40000 lek/muaj.
me teper...


NJOFTIM PER PERCAKTIMIN E PAGES MINIMALE NE SHKALLE VENDI
Ju kujtojmë se duke filluar nga muaji Korrik 2011 e ne vazhdim, paga bazë minimale mujore, për punonjësit në shkallë vendi, që është e domosdoshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 20.000 (njëzet mijë) lekë. Për personat fizikë, të cilët kanë punëmarrës, ky vendim është i domosdoshëm të zbatohet vetëm për punëmarrësit e tyre dhe jo për të vetëpunësuarit për vete dhe punonjësit e papaguar të familjes së tyre, me të cilët ata punojnë e bashkëjetojnë ligjërisht.
me teper...


NJOFTIM PER NDRYSHIM TE PAGES MINIMALE DHE MAKSIMALE PER EFEKT TE PAGESES SE KONTRIBUTEVE TE SIGURIMEVE SHOQERORE DHE SHENDETESORE DHE PER MENYREN E DEKLARIMIT PER MUAJT KORRIK DHE GUSHT 2011.
Në zbatim të pikës 1, të Vendimit Nr.541, datë 27.07.2011 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.7.2011 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 17.540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 87.700 (tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind) lekë.
me teper...


NJOFTIM PER SHPALLJEN E FITUESVE (TE PERZGJEDHUR), SIPAS VENDEVE TE PUNES TE SHPALLURA TE LIRA, KONKURENTET QE U TESTUAN NE DATAT 20,21 DHE 22.04.2011.
Ne përputhje me nenin 13 te Ligjit nr. 8549 dt. 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil” si dhe te VKM nr. 1184, date 20.08.2008 “Per përcaktimin e procedurave te rekrutimit e te emerimit, te afateve te kalimit nga nje nivel me i ulet ne nje nivel me te larte karrjere dhe per marrjen e masave disiplinore per punonjësit e Administrates Tatimore Qendrore” pika 6/c, shpallen fitues te fazes se trete (te përzgjedhur) per pozicionet:

per me teper...


NJOFTIM PER MARRJE AMBIENTESH ME QERA NE DRT VLORE
Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë, kërkon të marrë me qera ambiente për zyra me sipërfaqe 40-50 m2 të hipotekuar. Nevoja për ambiente me këtë sipërfaqe është domosdoshmëri për të krijuar një ambient sa më funksional në shërbim të tatimpaguesve. Ambienti duhet të plotësojë këto kushte:

me teper...

DRT KUKES - NJOFTIM PER SHPALLJE ANKANDI
Në mbështetje të nenit 8, të ligjit Nr. 10160, datë 15.10.2009, "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë", VKM Nr.1242, datë 16.12.2009 të Këshillit të Ministrave "Për rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, proçedurat e zhvillimit të ankandit, kriteret e vleresimit të pronës, që nxirret në ankand, si dhe për mënyrën e indeksimit të përfitimit financiar mujor", si dhe shkreses se drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Nr.1569/6 Prot. date 02.02.2010 ju njoftojme per:
  • - Fillimin me date 08.07.2011 te proçedures se hapur te ankandit per automjetet ne pronesi te Drejtorise Rajonale te Tatimeve Kukes.
me teper...
kliko per te pare fotot...
Njoftime muaji Prill 2011

NJOFTIM PER SHPALLJEN E DATAVE DHE LISTAVE TE KONKURENTEVE TE KUALIFIKUAR PER KONKURSET E VENDEVE TE LIRA TE PUNES.
URDHËR I BRENDSHËM
PËR ZHVILLIMIN E TESTIMIT PËR PUNONJËSIT E KATEGORISË A, B, C1, C2 DHE C3
Mbështetur në Ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, në VKM nr. 1184, datë 20.08.2008 “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qëndrore”, i ndryshuar, në Urdhërin e Ministrit të Financave nr. 30, datë 13.03.2011.
me teper...

07.04.2011 - PREZANTIMI I AVOKATIT TE TATIMPAGUESIT ME ANETARET E DHOMES AMERIKANE TE TREGTISE.
Administrata Tatimore në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë organizoi sot me datë 07.04.2011 pranë ambienteve të Hotel Sheraton Tirana, takimin prezantues me Avokatin e Tatimpaguesit, një strukturë e re ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

me teper...

INFORMACION NE LIDHJE ME TVSH-ne E ARSIMIT.
TVSH-ja per furnizimet e sherbimeve te kryera nga institucionet arsimore plotesuese jopublike eshte me shkalle tatimore 20 %. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, duke marre shkas nga problematikat e ngritura lidhur me zbatueshmerine e nenit 24/1 te Ligjit Nr. 7928, date 27.04.1995, “Per TVSH-ne”, i ndryshuar, konkretisht mbi furnizimet e sherbimeve te kryera nga institucionet arsimore plotesuese jopublike, ju sqaron se:

me teper...

Njoftime muaji Mars 2011

NJOFTIM PER PROCEDUREN E DOREZIMIT DHE VERIFIKIMIT TE PASQYRAVE FINANCIARE
Ju kujtojme se data 31 Mars 2011, eshte afati i fundit i dorezimit te pasqyrave financiare dhe formularit të deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin, si dhe formularit të deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël.
Për një administrim dhe verifikim më të mirë të pasqyrave financiare sipas Standarteve të kontabilitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxjerr Udhëzuesin Nr.1 date 11.03.2011, “Për zbatimin e procedurave të verifikimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2010”.
Ne baze te ketij Udhezuesi, krahas dorëzimit të pasqyrave financiare konform standarteve të kontabilitetit, tatimpaguesit do të dorëzojnë edhe
  • Kontratën e qirasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
  • Gjendjen e inventarit te materialeve dhe mallrave me date 31.12.2010 (analitik)
  • Inventarin e mjeteve te transportit ne pronesi
  • Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale
  • Pasqyrat nr 1 , 2 dhe 3 bashkëngjitur këtij udhëzuesi
  • Deklarate
  • Pasqyrat financiare duhet te pergatiten sipas Standarteve Kombetare te Kontabilitetit Nr.2 dhe Nr.15 ( per Mikrondermarrjet).
  • Udhezuesin nr. 1, date 11.03.2011, “Për zbatimin e procedurave të verifikimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2010” [pdf]
  •  Deklarate [pdf]
    1.  Aktivet Afatgjata Materiale [pdf], [xls] 
    2.  Pasqyra 1 dhe 2 (Aneksi statistikor) [pdf], [xls]
    3.  Pasqyre Nr.3 Ndarja sipas aktivitetit [pdf], [xls]

NJOFTIM PER SHPALLJE ANKANDI DRT FIER PER DRT VLORE

DRT KUKES - NJOFTIM PER SHPALLJE ANKANDI

SHPALLJE NJOFTIM ANKANDI - DREJTORIA RAJONALE TATIMORE GJIROKASTER

31.03.2011 PREZANTIMI I ARRITJEVE TE PROJEKTIT IPA 2007
Ne kuader te programit IPA 2007 (Instrumentat para Aderimit), ne daten 31 Mars 2011, ne ambientet e Hotel ”Rogner Europarak”, ne Tirane, u organizua ceremonia e prezantimit te arritjeve te projektit te binjakezimit ”Mbeshtetje per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve te Shqiperise”, per vitin e pare te ecurise se tij.
Ne kete ceremoni moren pjese Shkelqesia e Tij, Z.Ettore Sequi, Shef i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi, Z. Alfred Rushaj, Zv/Minister i Financave, ambasadore te vendeve te Bashkimit europian ne Shqiperi, perfaqesues te Bashkimit te Dhomave te Tregetise dhe Industrise, drejtues te larte te doganave dhe tatimeve, drejtuesit dhe ekspertet suedeze dhe franceze te Projektit si dhe drejtues te institucioneve perberese te Administrates shqiptare.

me teper...

FJALA PERSHENDETESE E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM TE TATIMEVE Z.GAZMIR SPAHIJA.
I nderuar Shkelqesia Juaj Z. Ambasador, Shef i Delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi,
I nderuar Z.Zv/Minister i Financave,
Te nderuar zoterinj ambasadore,
Te nderuar pjesemarres,
Se pari do te doja t’ju falenderoja per pjesemarrjen sot ne kete eveniment i cili ka te beje me nje pasqyrim te pergjithshem te asistences se akorduar nga programi IPA 2007 (Instrumentat para Aderimit), program ky i financuar nga Bashkimi Europian.  Ne kuader te ketij programi, nepermjet projektit te binjakezimit ”Mbeshtetje per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve te Shqiperise”, i drejtuar nga Administra Tatimore Suedeze ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Financave Publike te Frances, asistohet  Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe drejtorite rajonale tatimore ne varesi te saj per perqasjen e kuadrit ligjor dhe procedurave me standartet e Bashkimit Evropian. 

me teper...

08.03.2011 - NJOFTIM PER TATIMPAGUESIT PER DISA PROBLEME TEKNIKE GJATE PROCESIT TE DOREZIMIT NE MENYRE ELEKTRONIKE TE REGJISTRIMEVE TE LIBRAVE TE SHITJES DHE BLERJES.
Të nderuar Tatimpagues!
Si pasoje e disa ndryshimeve teknike qe po realizohen ne sistemin e deklarimit elektronik te detyrimeve tatimore, bazuar ne Udhezimin nr.17 date 13.05.2008, “Per TVSH-ne”,i ndryshuar, gjate diteve te fundit, jane vene re disa probleme qe kane te bejne me vonesa apo parregullsi gjate proçesit te dorezimit ne menyre elektronike te regjistrimeve mujore te librave te shitjes dhe blerjes.
Nisur nga ky fakt, ju bejme dije qe, ju mund te vazhdoni te kryeni deklarimin e librave te muajit Shkurt 2011 edhe pas dates 7 Mars 2011.
Per çdo pyetje, informacion apo asistence direkte, ju mund te drejtoheni ne sportelet e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, ne te gjitha Drejtorite Rajonale.
Administrata tatimore ju mirepret!


02.03.2011 - PERFORMANCE POZITIVE E ADMINISTRATES TATIMORE NE MBLEDHJEN E TE ARDHURAVE
Muaji Shkurt i këtij viti, ka treguar edhe nje here, ecurine pozitive të Administrates Tatimore, ne mbledhjen e te Ardhurave, duke treguar se, ekonomia po pergjigjet me ritme pozitive, politikave fiskale dhe buxhetore te Qeverise. 
Ne muajin Shkurt 2011, te ardhurat jane realizuar ne masen 12.4 miliarde leke nga 11.2 miliarde leke te realizuara ne Shkurt 2010, rreth 1.2 miliarde leke me teper ose 10.3% me shume. Ndersa, krahasuar me targetin e vendosur nga Ministria e Financave, rezulton realizim ne masen 101.5%.
me teper...

1.03.2011 - PERUROHET QENDRA PER SHERBIMIN NDAJ TATIMPAGUESVE TE TIRANES
Sot u zhvillua ceremonia e perurimit te Qendres se Sherbimit per Tatimpaguesit e Drejtorise Tatimore Tirane. Ne kete ceremoni ishin te pranishem: Kryeministri Berisha, Ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu, Drejtori USAID për Shqipërinë Joseph Williams, Ministri i Financave Ridvan Bode si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Gazmir Spahija.
Ngritja e kesaj Qendre u realizua ne bashkepunim dhe me ndihmen e Programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II (MCCA2), i administruar nga USAID. 
me teper...

FJALA PERSHENDETESE E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM Z.GAZMIR SPAHIJA.
Më lejoni që në emër të Administratës Tatimore t’Ju shpreh falenderimin për praninë Tuaj në inagurimin e Qendrës së Shërbimit te Tatimpaguesve te DRT-së TIranë dhe të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj (VIP) .

Përmirësimi i shërbimit ndaj tatimpaguesve, është pjesë e reformave të thella ligjore dhe administrative, të ndermarra nga Qeveria Shqiptare, për një administratë me standarde të larta, eficente, transparente dhe të besueshme, me një shërbim të nivelit bashkëkohor.
Kjo Qendër moderne është pjesë e ndihmës së shumëanëshme, të Qeverisë dhe Taksapaguesve të SHBA për Qeverinë dhe popullin shqiptar. Ajo është ideuar, financuar dhe bërë funksionale nga projekti Koorporata e Sfidës së Mijëvjecarit, e realizuar nga USAID në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, bazuar në eksperiencat më të mira të vendeve perëndimore.
me teper...

Njoftime muaji Shkurt 2011

18.02.2011 NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

16.02.2011 FTESE PER NEGOCIATE PER PRODHIMIN E NJE SPOTI PUBLICITAR, PER DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TATIMEVE.
Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1195, datë 5.08.2008, të Këshillit të Ministrave “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve të reklamave për trasmetim nga Operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat,  për kohë trasmetimi, nga organet e Administratës Shtetërore”,  pika 9, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ju dërgon këtë ftesë për pjesemarrje për realizimin dhe prodhimin e një spoti publicitar për publikun me karakter informues si më poshtë:

me teper...

03.02.2011 - NJOFTIM PER MEDIAT

NJOFTIM PER FORMATIN E LIBRIT TE BLERJES DHE TE SHITJES.
Te nderuar tatimpagues!
Ju njoftojme se, bazuar ne Udhezimin nr.17 date 13.05.2008, i ndryshuar, formati i regjistrimeve mujore te librave te blerjes dhe shitjes ka ndryshuar.
Ju mund te klikoni ketu per te shkarkuar ne format elektronik Librin e shitjes dhe Librin e blerjes dhe me pas t’a ngarkoni ate elektronikisht.Gjithashtu formatin e sakte te librave te shitjes dhe blerjes e gjeni edhe ne linkun Modele dokumentash tatimore. Procedura dhe afatet e dorezimit ne menyre elektronike te librave te shitjes dhe blerjes nuk ka ndryshuar.
Per çdo pyetje apo informacion, ju mund te drejtoheni prane zyrave te Sherbimit ndaj Tatimpaguesve ne Drejtorine Rajonale ku jeni te regjistruar.
Administrata tatimore ju mirepret!
Per te shkarkuar librin e blerjes
kliko ketu Per te shkarkuar librin e shitjes kliko ketu.

02.02.2011 – PER MENYREN E ZBATIMIT TE TVSH-se PER FURNIZIMIN E BARNAVE, NGA DATA 31.01.2011.
Te nderuar tatimpagues!
Ju njoftojme se në zbatim te Ligjit Nr. 10363 date16.12.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, “Furnizimi i barnave, shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i tatueshëm me shkallën tatimore 10 për qind”.
Ministri i Financave ne Udhezimin e tij Nr.5, date 31.01.2011, udhezon se:
1.Nuk do të aplikohet TVSH-ja, për barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin pa TVSH, që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.10363, datë 16.12.2010 (date 31 Janar 2011).
2.Nderkohe të gjitha pullat e kontrollit të barnave që shiten nga data 1 shkurt 2011, do të kenë të përfshirë TVSH-në në cmimin përfundimtar të shitjes. Qendra e Kontrollit të Barnave merr masa që në pullën e kontrollit të barnave të evidentohet cmimi përfundimtar me TVSH.
3.Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, cdo person juridik apo fizik, importues apo prodhues i barnave,
ne fund te çdo muaji, do te deklaroje stokun ne organin tatimor ku eshte i regjistruar.
Administrata Tatimore ju mirepret!

me teper...

Njoftime muaji Janar 2011

27.01.2011 - NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

27.01.2011 - NJOFTIM PER HEQJEN E KUFIRIT MINIMAL TE REGJISTRIMIT NE TVSH PER PROFESIONET E LIRA
Te nderuar tatimpagues!
Ju njoftojme se ne zbatim te VKM 1058, date 21.10.2009, i ndryshuar, per tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve, të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, mami, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, dhe kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, si dhe në veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, kufiri minimal I regjistrimit për TVSH-në hiqet dhe të gjithë janë subjekte të TVSH-së.
Ky Vendim i shtrin efektet nga data 1 Shkurt 2011.
Per me shume informacion, ju mund te drejtoheni ne Zyrat e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve, ku do te merrni asistencen e duhur dhe shpjegimet perkatese.
Administrata Tatimore ju mirepret!


Njoftime muaji Dhjetor 2010
Njoftime muaji Tetor 2010

INTERVISTE E DREJTORIT TE PERGJITHSHEM TE TATIMEVE Z.GAZMIR SPAHIJA
28.10.2010.Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve z.Gazmir Spahija, ka dhene nje interviste ne te perditshmen "Panorama", mbi ecurine dhe vazhdimesine e reformave ne Administraten Tatimore.

me teper...

DRT SHKODER - NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI
DRT KORCE - NJOFTIM PER SHITJEN NE ANKAND TE AUTOMJETEVE

DREJTORIA RAJONALE DURRES
Ne date 26.10.2010, Drejtoria Rajonale Durres ka organizuar nje aksion per kontroll te subjektet me aktivitet Tregti – Karburante, te cilet nuk jane pajisur me regjistrues elektronike fiskale. Gjate ketij aksioni, Drejtoria e Kontrollit ne bashkepunim me Sektorin e Zbatimit, ne Drejtorine Rajonale Tatimore Durres, ka zbatuar procedurat per bllokimin e aktivitetit per subjektet te cilet nuk kane instaluar regjistrues elektronike fiskale, ne mbeshtetje te Ligjit 9920, date 19.05.2008, “Per proçedurat Tatimore”. Gjithashtu, po ne date 26.10.2010, eshte bere bllokimi i aktivitetit per 15 subjekte qe ushtrojne aktivitetin ne fushen e Tregtise se Karburanteve, procedure e cila po vazhdon dhe per subjektet e tjera gjate diteve ne vazhdim.


01.10.2010 REZULTATET PERFUNDIMTARE TE KONKURSIT PER KATEGORINE A,B,C1,C2 DHE C3 NE ADMINISTRATEN TATIMORE QENDRORE.

Njoftime muaji Shtator 2010
Njoftime muaji Korrik 2010

KUJTESE PER TATIMPAGUESIT
Te nderuar tatimpagues,
ju njoftojme se ne zbatim te VKM nr. 566 dt. 14.7.2010, paga minimale e detyrueshme per t’u zbatuar nga çdo person juridik ,fizik, vendas ose i huaj, behet 19 000 leke. Efektet financiare fillojne nga data 1 korrik 2010.
Per cdo pyetje apo informacion ju mund te kontaktoni me Drejtorite apo Sektoret e Sherbimit ndaj tatimpaguesve ne te gjitha Drejtorite Rajonale Tatimore.
Specialistet e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve do te jene ne sherbimin tuaj.

Administrata Tatimore ju mirepret!!


NDRYSHIMI I PAGES MINIMALE DHE MAKSIMALE PER EFEKT TE LLOGARITJES SE KONTRIBUTEVE TE SIGURIMEVE SHOQERORE DHE SHENDETESORE

JU NJOFTOJME SE DUKE FILLUAR NGA DATA 1 KORRIK 2010, NE KUADER TE PROJEKTIT PILOT NE DREJTORINE RAJONALE TATIMORE TIRANE, ME QELLIM PERMIRESIMIN E SHERBIMIT NDAJ TATIMPAGUESVE DHE PLOTESIMIN E KERKESAVE TUAJA PER VERTETIME, PER TE PARAQITUR KETO KERKESA, DUHET TE DREJTOHENI VETEM PRANE DREJTORISE SE SHERBIMIT NDAJ TATIMPAGUESVE.

Njoftime muaji Maj 2010
Njoftime muaji Mars 2010

NJOFTIMI PER TATIMPAGUESIN PER 31 MARSIN (DATA E PASQYRAVE FINANCIARE), njoftimi i plote
Duke klikuar ketu ju mund te gjeni Materialin e plote te Standartit Nr.15, si dhe ketu Udhezuesin nr. 1, date 09.03.2010, Per zbatimin e procedurave te verifikimit te pasqyrave financiare te vitit fiskal 2009.

NJOFTIM PER SHPALLJEN E DATAVE DHE LISTAVE TE KONKURENTEVE PER KONKURSET E VENDEVE TE LIRA TE PUNES NE ADMINISTRATEN TATIMORE

Njoftime muaji Janar 2010

PER MENYREN E DEKLARIMIT TE DETYRIMEVE DHE DOKUMENTAVE TATIMORE
Të nderuar Tatimpagues!
Ju njoftojme se, bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave te dates 3 Shkurt 2010 dhe ne Udhezimin nr.2, date 28.01.2010, te Ministrit te Financave, deklarimi i detyrimeve tatimore si dhe dorezimi i librave te shitjes dhe blerjes do te kryhet vetem ne menyre elektronike.


Njoftime muaji Dhjetor 2009
Njoftime muaji Tetor 2009

NJOFTIM
Ne perputhje me Ligjin Nr.8549, date 11.11.1999 “ Statusi i Nepunesit Civil” si dhe ne Vendimin Nr. 1184, date 20.08.2008 “Per percaktimin e procedurave te rekrutimit e te emerimit, te afateve te kalimit nga nje nivel me i ulet ne nje nivel me te larte karriere dhe per marrjen e masave disiplinore per punonjesit e Administrates Tatimore Qendrore” ,
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve njofton te gjithe shtetasit qe kane paraqitur prane saj kerkesat per konkurim per vendet e lira te punes, qe testimi per kategorine e punes :

  1. Inspektor/specialist tatimor do te zhvillohet ne daten 20.10.2009 ora 9.00 ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”,
  2. Per kategorine inspektor/specialist te teknologjise se informacionit, testimi do te zhvillohet ne daten 28.10.2009 ora 9.00 ne sallen e mbledhjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, dhe
  3. Per pozicionet e punes pergjegjes sektori dhe pergjegjes se zyrave te agjensive te sherbimit ne qarqe ne daten 22.10.2009 po ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ora 9.00. Te gjithe pjesmarresit te pajisen me document identifikimi diten e testimit.
Bashkangjitur do te gjeni listat e kandidateve te kualifikuar per konkurim per kategorite e mesiperme, kandidateve te skualifikuar dhe arsyen e skualifikimit.

Njoftime muaji Korrik 2009
Njoftime muaji Maj 2009

KUJTESE PER TATIMPAGUESIT
Te nderuar tatimpagues, ju njoftojme se ne zbatim te VKM nr. 522 dt. 13.5.2009, paga minimale e detyrueshme per t’u zbatuar nga çdo person juridik, fizik, vendas ose i huaj, behet 18 000 leke. Efektet financiare fillojne nga data 1 maj 2009.


KUJTESE PER TATIMPAGUESIT
Ju kujtojmë se në zbatim të Ligjit Nr. 10070, datë 05.02.2009 “Për disa ndryshime ne Ligjin Nr.7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” i botuar në Fletoren Zyrtare Nr.17, datë 27.02.2009, duke filluar nga data 1 Maj 2009, masa e kontributit per sigurimet shoqërore që paguhen nga punëdhënësi ulet me 5%,pra nga 20% bëhet 15%. Gjithashtu eshte ulur me 3.2% edhe masa e kontributit per sigurimet shoqërore për personat fizikë, të vetëpunësuar, për veten e tyre dhe për punonjësit e papaguar të familjes, nga 26.2% në 23%. Theksojmë se detyrimi për kontribute shëndetësore nuk ndryshon. Përqindja e re e llogaritjes së kontributeve do të zbatohet për pagat e muajit maj 2009 e në vazhdim.


Njoftime muaji Prill 2009
Njoftime muajt Shkurt-Mars 2009
Njoftime muaji Janar 2009
Njoftime 2008

 




Konfidencialiteti | © 2011 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve