Swith to English language
  Welcome, Guest
Kërko:  në:  
   
Skip Navigation Links

 Shërbimet elektronike 

 

Lajme 

NJOFTIM
Ne datat 23, 24 dhe 25 Shtator 2009, ishte ne vendin tone, per nje vizite bilaterale, nje delegacion nga Administrata Tatimore Maqedonase. Delegacioni ishte I kryesuar nga Drejtori I Pergjthshem I Tatimeve te Maqedonise. Ne bisedat qe u shkembyen midis Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve , zotit Artur Papajani dhe stafit te tij menaxherial me perfaqesuesit e Administrates Maqedonase u prezantuan reformat e fundit ne DPT, si ne fushen legjislative ashtu edhe ne menyren e organizimit dhe funksionimit te Administrates Tatimore Shqiptare.
Gjithashtu, ne po keto data u organizua dhe workshop-i i pare i perbashket midis dy administrative tona, me inisiativen dhe mbeshtetjen e Drejtoreve te Pergjithshem, z. Papajani dhe z.Trajkovski.
Workshopi kishte si qellim shkembimin e e eksperiences midis dy administrative ne fushen e kontrollit tatimor, me lektore dhe pjesmarres te nga te dyja vendet. Temat qe u trajtuan gjate diteve te workshopit kishin te benin me strukturen organizative te kontrollit tatimor dhe detyrat e tij ne administratat tatimore respektive, mbi analizen e riskut, qellimi dhe objektivat, tipet e kontrollit, roli dhe detyrat e drejtuesve, raste specifike per kontroll, pergatitja e raporteve, fuqite qe gezojne kontrolloret, cfare lejohet te kontrollohet, pergjegjesite dhe detyrimet e kontrollorit, hartimi i programit te kontrollit, etj.
Workshop-i u zhvillua ne nje fryme bashkepunimi reciprok. Ne perfundim Drejtoret e Pergjithshem te te dy Administratave Tatimore premtuan per nje intensifikim te marredhenieve dypaleshe ne aspekte te ndryshme te veprimtarive tatimore.


Vizitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Financave Publike Franceze, Paris, Francë, 20-22 Korrik 2009.
Ne datat 20 -22 Korrik 2009 nje delegacion zyrtar I Administrates tatimore shqiptare, zhvilloi per here te pare nje vizite zyrtare bilaterale prane Drejtorise se Pergjithshme te Financave Publike Franceze, me ftesen e kesaj te fundit. Delegacioni shqiptar kryesohej ne kete vizite nga Drejtori I Pergjithshem i Tatimeve z. Artur Papajani. Njoftimi plote


Takim i Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve ne Washington D.C.,ne Departamentin e Ceshtjeve Fiskale te FMN.

Me iniciative te Departamentit te Ceshtjeve Fiskale te Fondit Monetar Nderkombetar, ne datat 8-9 Qershor 2009, u zhvillua ne Washington D.C,takimi i Drejtoreve te Pergjithshem te Administratave Tatimore te vendeve te Ballkanit dhe Hungarise.
Referencat e vendeve pjesemarrese sipas programit te percaktuar me pare ishin si me poshte :
- Administrimi i te ardhurave gjate periudhes se krizes nderkombetare, dhe
- Reformat e ndermarra nga Administratat Tatimore.
Administrata Tatimore e Shqiperise u perfaqesua nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, z.Artur Papajani dhe Zv/Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve z.Skender Uku.
Njoftimi i plote...


Kujtesë për tatimpaguesit
Në zbatim të pikës 1, të Vendimit Nr.700, datë 18.06.2009, “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.5.2009 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 16.120 (gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 80.600 (tetëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekë.  Njoftimi i plote...


NJOFTIM
Ne perputhje me Ligjin Nr.8549, date 11.11.1999 “ Statusi i Nepunesit Civil” si dhe ne Vendimin Nr. 1184, date 20.08.2008 “Per percaktimin e procedurave te rekrutimit e te emerimit, te afateve te kalimit nga nje nivel me i ulet ne nje nivel me te larte karriere dhe per marrjen e masave disiplinore per punonjesit e Administrates Tatimore Qendrore” ,
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve njofton te gjithe shtetasit qe kane paraqitur prane saj kerkesat per konkurim per vendet e lira te punes, qe testimi per kategorine e punes :
  1. 1. Inspektor/specialist tatimor do te zhvillohet ne daten 20.10.2009 ora 9.00 ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”,
  2. 2. Per kategorine inspektor/specialist te teknologjise se informacionit, testimi do te zhvillohet ne daten 28.10.2009 ora 9.00 ne sallen e mbledhjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, dhe
  3. 3. Per pozicionet e pune pergjegjes sektori dhe pergjegjes se zyrave te agjensive te sherbimit ne qarqe ne daten 22.10.2009 po ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ora 9.00. Te gjithe pjesmarresit te pajisen me document identifikimi diten e testimit.
  4. Me poshte do te gjeni listat e kandidateve te kualifikuar per konkurim per kategorite e mesiperme, kandidateve te skualifikuar dhe arsyen e skualifikimit.

  5. Te nderuar Tatimpagues,
    Nisur nga nje problem teknik i shfaqur diten e premte date 18 Shtator 2009, Ju njoftojme se procedura e shkarkimit dhe deklarimit elektronik te detyrimeve tatimore nuk ka ndryshuar. Ju mund te deklaroni ne menyre elektronike duke plotesuar formularet dhe me pas mund te kryeni pagesen ne banke duke i printuar formularet e plotesuar ne te njejten menyre si keni vepruar deri tani. Gjithashtu,po ne te njejten menyre Ju mund te shkarkoni formularet,t'i plotesoni dhe t'i dorezoni ne banke.
    Drejtoria e Sherbimit ndaj Tatimpaguesve do t'ju njoftoje paraprakisht per cdo permiresim apo ndryshim te mundshem te menyres se shkarkimit dhe deklarimit elektronik.



    Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve shpall konkursin per vendet e lira: lexo njoftimin
    Sipas listes se publikuar ne web site www.tatime.gov.al, te gjithe konkurentet e kualifikuar, diten e konkursit duhet te kene me vete nje mjet identifikimi, te njohur.


    NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

    Ne zbatim te nenit 19 dhe 20 te Ligjit Nr. 9920, date 19.05.2008 “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise” , ne Ligjin Nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” ne Vendimin Nr. 1184, date 20.08.2008 “Per percaktimin e procedurave te rekrutimit e te emerimit, te afateve te kalimit nga nje nivel me i ulet ne nje nivel me te larte karriere dhe per marrjen e masave disiplinore per punonjesit e Administrates Tatimore Qendrore”, I ndryshuar, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve shpall konkursin per vendet e lira si me poshte :  njoftimi i plote


    Të nderuar tatimpagues!
    Ju kujtojmë se në zbatim të Ligjit Nr. 9986 datë 11.09.2008 “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore” botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 143 datë 22.09.2008, me kusht që principalin e kontributit ta paguajnë brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, u falen gjobat dhe kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji:
    1. Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore e jobuxhetore, ndërmarrjeve e shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave juridikë e fizikë private;
    2. Personave fizikë të vetëpunësuar, të cilët e kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike përpara datës 31.12.2005 dhe që janë debitorë, të evidentuar dhe të kontabilizuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore;
    3. Personave të vetëpunësuar në bujqësi.
    Gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji 


16.01.2009
Njoftim per Mediat

Sot në datën 16 Janar 2009, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi analizën e punës së saj gjatë vitit 2008.
Në këtë analizë ishin pjesëmarrës Zv/Ministri i Financave Z. Florion Mima, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Z.Arben Sefgjini, stafi drejtues i DPT-së si dhe drejtoret e drejtorive rajonale tatimore.
“Gjate vitit 2008, administrata tatimore shqiptare ka realizuar progres te ndjeshem ne te gjithe elementet perberes te administrimit tatimor. Objektivat dhe detyrat e percaktuara ne programin e Qeverise, kane qene ne fokusin e punes se kesaj administrate, duke siguruar performance pozitive. ”- tha Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve Z. Sefgjini. Fokusimi ne reformat strukturore dhe ne permiresimin e elementeve te administrimit tatimor, kane sjelle rezultatet e pritshme dhe performance te kenaqshme te objektivave sasiore, jo vetem ne te hyrat fiskale te shtetit, por edhe ne treguesit kryesorë te performances, me te cilet vleresohet dhe matet puna e nje administrate tatimore...
Njoftim i plotë 

8.01.2009 
Takim me anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregëtisë


Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Z. Arben Sefgjini dhe stafi i tij teknik, zhvilluan një takim me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Diskutimet në këtë takim janë fokusuar në problemet që hasen gjatë zbatimit të Ligjit të Proçedurave Tatimore. Drejtori i Tatimeve Z. Sefgjini, i ka kujtuar biznesmenëve pjesmarrës, se me ligjin e ri tashmë nuk do t’iu duhet të takohen me inspektorin tatimor për të deklaruar të ardhurat, por kanë mundësinë që t’i deklarojnë vetë dhe t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike. Bizneset që do të kontrollohen mbi bazën e metodave të riskut, duhet t’i tregojnë inspektorit tatimor, librat kontabël, të cilët në bazë të ligjit të ri nuk do t’iu duhet t’i paraqesin më në zyrën e tatimeve.
Gjatë këtij takimi u trajtuan çështje si: Rimbursimi i TVSH – së për eksportuesit, dorëzimit në kohë i listë pagesave të sigurimeve shoqërore, i deklarimit të punonjësve të rinj apo atyre që janë larguar na puna, brenda 48 orëve, interpretimet ligjore nga ana e administratës tatimore etj.Stafi teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ka sqaruar çështjet e ngritura për diskutim nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregëstisë, pjesëmarrës në këtë takim.Drejtuesit e tatimeve kanë sqaruar se gjatë vitit 2008, kanë rimbursuar rreth 2.4 miliard lekë TVSH, por ndërkaq rezulton se gjatë këtij viti, niveli i eksporteve është rritur me 47 për qind. Gjatë diskutimit të problematikave të ngritura, bizneset e Dhomës Amerikanë kanë diskutuar mbi mundësinë e apelimit të një gjobe tatimore duke kërkuar që të shikohet mundësia që biznesit t’i caktohet një datë dhe një orë e caktuar për t’u mbrojtur përpara se çështja të shkojë në një tjetër instancë. Kjo ka qënë një nga çështjet për të cilat Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Z. Sefgjini, deklaroi se do të merren të gjitha masat që për çdo ankimim të caktohet një orar takimi dhe shqytimi, por kjo nuk do të thotë se atë ditë do të jepet edhe vendimi. Ky takim, ishte vazhdim i një tradite, të krijuar tashmë midis Dhomës Amerikane të Tregëtisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Konferenca e dytë e Administratave Tatimore të vendeve të rajonit

Sot në datë 18.12.2008, në sallën Iliria në Hotel Sheraton u zhvillua Konferenca e dytë e Administratave Tatimore të vendeve të rajonit me temë: “Modernizimi i Administratës Tatimore – Kyç i reformave të suksesshme të çdo vendi”. Në këtë Konferencë të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve morën pjesë drejtorët e Përgjithshëm të Administratave Tatimore të : Bosnje – Hercegovinës, Bullgarisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Hungarisë, Kosovës dhe Kroacisë, Organizatës Ndëreuropiane të Administratave Tatimore IOTA, USAID-it, ekspertë të fushës etj.

Punimet e kësaj Konference i përshëndeti Ministri i Financave z. Ridvan Bode dhe Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës John Withers II... Lajm i Plotë


24.12.2008
Njoftim per Mediat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet strukturave të saj, Drejtorisë së Investigimit tatimor, Sektorit të zbatimit ( Task-Forcë) gjatë 2 muajve të fundit, ka vazhduar kontrollet në subjekte me aktivitet të ndryshëm, me qëllim uljen e evazionit fiskal, regjistrimin e subjekteve të paregjistruara të cilat ushtrojnë aktivitet dhe nuk paguajnë detyrimet tatimore, verifikimin e deklarimit të punonjësve në skemën e pagesës së sigurimeve shoqërore, evidentimin e punonjësve të padeklaruar,etj... Njoftim i plote

Zgjerohet skema e deklarimit elektronik të detyrimeve tatimore

Tatimpaguesit e Drejtorive Rajonale Tatimore, Shkodër, Korçë dhe Fier, duke përfshirë dhe biznesin e vogël, duke filluar nga data 1 nëntor 2008, kanë mundësi të deklarojnë në mënyrë elektronike detyrimet tatimore. Duke kontaktuar në Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve do të siguroni Fjalëkalimin për deklarimin elektronik. Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al.

Duke filluar nga data 1 tetor 2008, tatimpaguesit e Drejtorive Rajonale Tatimore, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan duke përfshirë dhe biznesin e vogël, kanë mundësi të deklarojnë detyrimet tatimore në mënyrë elektronike. Fjalëkalimi dhe instruksionet për deklarimin elektronik, me Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve. Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen:
e-tatime@tatime.gov.al

Duke filluar nga data 1 korrik 2008, tatimpaguesit e Degës së Tatimeve Durrës, duke përfshirë dhe biznesin e vogël, kanë mundësi të deklarojnë tatimet në mënyrë elektronike. Fjalëkalimi dhe instruksionet për këtë merren duke kontaktuar me Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Degës së Tatimeve Durrës.Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al

Tryezë e rrumbullakët me bizneset fasoniste të Shkodrës mbi deklarimin dhe pagesën on-line të detyrimeve tatimore

Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me mbështetjen e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ, në kuadrin e Programit të Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri dhe në vijim të bashkëpunimit institucional në ndihmë të bizneseve fasoniste, organizuan në një nga sallat e Grand Hotel Europa në Shkodër, tryezën e rrumbullakët me temë: “Ligji i ri i Procedurave Tatimore, deklarimi on-line i detyrimeve tatimore dhe problemet e biznesit fasonist në marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve”.

Në këtë takim merrnin pjesë sipërmarrje të njohura të qytetit të Shkodrës në fushën e prodhimit të veshjeve për eksport, drejtuesit kryesorë të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, përfaqësues të GTZ, ekspertë dhe drejtuesit kryesorë të Drejtorive Rajonale Tatimore Shkodër dhe Lezhë, etj.

Pas ofrimit të shërbimit të shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit, bizneset konfeksioniste të Shkodrës janë të parët që iu mundësua njohja dhe trainimi me shërbimin e ri të plotë të deklarimit të të gjitha detyrimeve on-line si dhe pagimi i këtyre detyrimeve në mënyrë elektronike nëpërmjet bankave të nivelit të dytë pasi që nga data 1 Nëntor edhe tatimpaguesit e Shkodrës janë përfshirë në skemën e deklarimit dhe pagesës on-line të detyrimeve tatimore.

Drejtori i Shërbimeve në DPT, z. Erion Prifti i njohu përfaqësuesit e këtij grupimi të biznesit, si një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në rrethin e Shkodrës, me thjeshtësinë dhe lehtësinë që ofron sistemi elektronik i deklarimit të detyrimeve tatimore dhe shpjegoi kostot që përfiton biznesi nga ky shërbim.

Z.Prifti konfirmoi se sistemi i instaluar nën frymën e reformimit dhe modernizimit të mëtejshëm të sistemit tatimor në Shqipëri, të mbështetur dhe nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, iu jep përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve që lidhen me administrimin tatimor, të cilat tashmë iu ofrohen në mënyrë elektronike bizneseve të interesuara, në një kohë tepër të shkurtër.

Në përfundim të takimit u sqaruan në detaje procedurat e reja elektronike të deklarimit on-line të të taimeve dhe u praktikuan përvojat më të mira në fushën e deklarimit elektronik të tatimeve.

Takime të tilla, informuese dhe trajnuese, të zhvilluara më parë edhe në Tiranë e Durrës, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, do t’i ofrohen në të ardhmen edhe bizneseve fasoniste në Korçë e Fier. KONTAKT: e-mail: zyraeshtypit@tatime.gov.al



Hyn në fuqi ligji i ri për procedurat tatimore
 Ligji i ri për procedurat tatimore, i cili ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008, shërben si gur themeltar për ndërtimin e një administrate tatimore moderne, efektive dhe të ndershme në Shqipëri. Ai shënon një kthesë historike në mënyrës se si mblidhen dhe administrohen tatimet në vendin tonë, duke hequr dorë përfundimisht nga praktika të çrregullta dhe arbitrare, duke futur parimin e vetë-deklarimit dhe duke vënë theksin në një marrëdhënie të drejtë dhe transparente mes administratës tatimore dhe tatimpaguesve....  Lajmi i plotë 

Sipas nenit 65 pika 3, dhe nenit 74 pika 4 te ligjit te ri te procedurave tatimore nr. 9920, date 19.05.2008, në rastet kur afati i fundit për dorezimin e deklarates ose pageses se detyrimit tatimor bie në ditë pushimi, atehere si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punes, pas ditës së pushimit.


Hiqet kërkesa për paraqitjen e librave të shitjeve dhe blerjeve për TVSH-në
Tatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve për të dorëzuar brenda datës 14 të çdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve. Në frymën e reformimit dhe modernizimit të mëtejshëm të sistemit tatimor në Shqipëri, të mbështetur dhe nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 17, datë 13.05.2008, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” heq procedurën e dorëzimit mujor të librave të shitjeve dhe blerjeve, duke rikonfirmuar si detyrimin ligjor për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të tyre nga biznesi, ashtu dhe parimin e vetëdeklarimit dhe kontrollit të strukturuar tatimor....  Lajmi i plotë


Zgjerohet shërbimi i shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit

Për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë Degëve të Tatimeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Lushnjë, duke përfshirë tatimpaguesit e TVSH-së dhe tatimpaguesit e Biznesit të Vogël, tashmë mundësohet shkarkimi i formularëve të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, duke klikuar
Shkarko Deklaratat.


Deklarimi elektronik i tatimeve - I thjeshtë dhe i lehtë!

Tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së tatimpaguesve të Mëdhenj dhe tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së Tatimeve Tiranë, mund të deklarojnë dhe paguajnë në mënyrë elektronike Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP), Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatim Fitimin. Këto formularë NUK do t’i gjeni pranë degëve tatimore përkatëse. Për më tepër informacion klikoni
Tatimet e mia në të majtën tuaj....  Lajmi i plotë


15.07.2008
Analiza e punës për gjashtëmujorin e parë të 2008-s për administratën tatimore

Në 15 korrik 2008 u zhvillua analiza gjashtëmujore e punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku mori pjesë dhe Ministri i Financave, zoti Ridvan Bode. “Në 6-mujorin e parë të këtij viti administrata tatimore qendrore ka plotësuar dhe tejkaluar objektivat e përcaktuara, si rezultat i rritjes së efektivitetit dhe performancës në punë të stafit drejtues dhe zbatues në qendër dhe degë”- tha Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, zoti Arben Sefgjini. Të ardhurat janë realizuar në shumën 70.6 miliardë lekë ose në masën 106.3 %. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 12.8 miliardë lekë më shumë (rreth 160 milionë USD më shumë) ose në masën 122.1 %....Lajmi i plotë

11.07.2008
Kontrolle sistematike të Task Force në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 

Në periudhën e 10 ditëshit te parë të korrikut 2008, grupet e Task Forcës kanë ushtruar kontroll në rrethin e Tiranës, Lushnjës, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Kavajës duke verifikuar subjektet për regjistrimin e tyre në organin tatimor dhe deklarimin e punonjësve për sigurime shoqërore. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në transport për regjistrimin në organin tatimor dhe lëvizjen e dokumentuar të mallrave, në akset rrugore hyrëse të qytetit të Tiranës.... Lajmi i plotë


07.07.2008
Tryezë e rrumbullakët rreth ligjit “ Për procedurat tatimore“

Sot më datë 07.07.2008, ora 10.00, në Hotel Tirana International, salla "Balsha", Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një Tryezë të Rrumbullakët për të diskutuar bashkërisht rreth Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2005, "Për procedurat tatimore". Në këtë takim morën pjesë Përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Tiranës dhe Drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.... Lajmi i plotë


07.07.2008
Rritet performanca e Task Force në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Në periudhën qershor 2008, grupet e Task Forcë kanë ushtruar kontroll në rrethin e Tiranës duke verifikuar subjektet për regjistrimin e tyre në organin tatimor dhe deklarimin e punonjësve për sigurime shoqërore. Janë kontrolluar kryesisht subjekte me aktivitet Fason dhe Ndërtim. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në transport për regjistrimin në organin tatimor dhe lëvizjen e dokumentuar të mallrave, në akset rrugore hyrëse të qytetit të Tiranës.... Lajmi i plotë


04.07.2008
Deklarimi elektronik i tatimeve – i thjeshtë dhe i shpejtë 

Me mbështetjen e projektit të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, të administruar nga USAID, administrata e taksave ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme si në drejtim të organizimit më të efektshëm të punës, ashtu dhe për rritjen e transparencës dhe lehtësimin e procedurave për tatimpaguesit. Një kontribut i veçantë në këtë drejtim është vënia në funksionim e sistemit të deklarimit elektronik.... Lajmi i plotë


01.07.2008
Zgjerohet shërbimi i shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit

Për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë Degëve të Tatimeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Lushnjë, duke përfshirë tatimpaguesit e TVSH-së dhe tatimpaguesit e Biznesit të Vogël, tashmë mundësohet shkarkimi i formularëve të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore....Lajmi i plotë


25.06.2008
Hyn në fuqi ligji i ri për procedurat tatimore

Ligji i ri për procedurat tatimore, i cili ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008, shërben si gur themeltar për ndërtimin e një administrate tatimore moderne, efektive dhe të ndershme në Shqipëri. Ai shënon një kthesë historike në mënyrës se si mblidhen dhe administrohen tatimet në vendin tonë, duke hequr dorë përfundimisht nga praktika të çrregullta dhe arbitrare, duke futur parimin e vetë-deklarimit dhe duke vënë theksin në një marrëdhënie të drejtë dhe transparente mes administratës tatimore dhe tatimpaguesve. Ligji bën realitet për tatimpaguesit moton “Paguaj shumën e duhur në kohën duhur!”... Lajmi i plotë


16.06.2008
Kontroll i tatimorëve për të shmangur korrupsionin, punën në të zezë dhe informalitetin

Sektori Task-Force i Policisë Tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi ditët e fundit një kontroll me objekt “verifikim i punonjësve të padeklaruar në organin tatimor”, ”verifikim i subjekte të paregjistruara në organin tatimor”, “konfiskim të mallrave pa pulle akcize”, “sekuestrime për mosdokumentim malli”, ”gjoba për T.V.SH.” në subjektet që zhvillojnë aktivitet në Durrës (plazh) Fier, Vlorë, Pogradec, Korçë, Devoll, Shkodër, Velipojë, Laç, Lezhë, Sarandë, Himarë, Delvinë dhe Gjirokastër.... Lajmi i plotë


12.06.2008
Rriten kapacitet profesionale të punonjësve të tatimeve

Në 10 - 12 qershor 2008, me mbështetjen e projektit të Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë të administruar nga USAID, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi një trajtim për trajnerët në lidhje me ligjin e ri të procedurave tatimore dhe strukturën e re organizative të administratës tatimore.... Lajmi i plotë


20.05.2008
Hiqet kërkesa për paraqitjen e librave të shitjeve dhe blerjeve për TVSH-në

Tatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve për të paraqitur brenda datës 14 të çdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve, siç ishte procedura e deritanishme.... Lajmi i plotë 






Konfidencialiteti | © 2009 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve