Mirë se vini
Kërko:  në:  
   
Skip Navigation Links

 Shërbimet elektronike 

 

Baza Ligjore 

Ne kete link eshte publikuar ajo pjese e Legjislacionit tatimor, e cila sherben si baze ligjore per marrjen e masave te sigurimit dhe fillimin e procedurave te mbledhjes me force te detyrimeve ndaj tatimpaguesve qe kane detyrime te papaguara.





L I G J

Nr.9920, datë 19.5.2008

PËR PROCEDURAT TATIMORE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

................................

Neni 91

Masa e sigurimit të detyrimit tatimor

1. Nëse tatimpaguesi nuk paguan në datën e caktuar detyrimin tatimor, në përputhje me nenin 89 të këtij ligji, detyrimi tatimor i papaguar
sigurohet në favor të administratës tatimore mbi të gjithë
pasurinë e tatimpaguesit, në masën e nevojshme, për të përmbushur detyrimin
 tatimor të tij.

2.
Masa e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese
dhe/ose barrë hipotekore. Vendimi për
të vendosur një barrë siguruese dhe/ose barrë hipotekore mbi
pasurinë e tatimpaguesit bëhet me shkrim nga drejtori i drejtorisë rajonale
 tatimore apo drejtuesi i
njësisë së ngjashme me të ose titullari i zyrës tatimore të qeverisjes vendore.

3. Para vendosjes së një barre siguruese dhe/ose barre hipotekore mbi pasurinë e tatimpaguesit, ky i fundit duhet të njoftohet me shkrim.
Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin lidhur me
to.

4. Njoftimi për barrën siguruese dhe/ose barrën hipotekore duhet të përmbajë të dhënat e nevojshme, për të identifikuar tatimpaguesin,
detyrimin tatimor të papaguar, pasurinë, objekt të barrës
siguruese dhe/ose barrën hipotekore dhe kompetencën e administratës tatimore
për të dorëzuar
kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit.

5. Formati i njoftimit për barrën siguruese dhe/ose barrën hipotekore dhe regjistrat publikë për regjistrimin e tyre parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave.

6.
Nëse plotësohen të gjitha kërkesat në fuqi për njoftimin dhe dorëzimin e kërkesës për
vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor
 të papaguar, në favor të administratës tatimore,
barra siguruese dhe/ose barra hipotekore është e vlefshme kundrejt të gjitha të drejtave të
tjera mbi
pasurinë, objekt të sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar dhe ka përparësi.



UDHËZIM

Nr.24, datë 02.09.2008

PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

………………………………….

91.Masa e sigurimit të detyrimit tatimor

91.1 Sipas nenit 91 te Ligjit, kur administrata tatimore konstaton se detyrimet tatimore nuk janë paguar prej tatimpaguesit ne
afatin e caktuar, ajo kërkon sigurimin e pagimit
te këtij detyrimi nëpërmjet vendosjes se masave te sigurisë për te gjithë pasurinë
e
tatimpaguesit. Ne ketë rast, me plotësimin e kërkesave të pikës 89 më lart, nëse detyrimi nuk është paguar, administrata
tatimore është nxjerr njoftimin me ane te te
cilit tatimpaguesi dhe çdo person tjetër marrin dijeni, se ndaj pasurive te
tatimpaguesit
administrata tatimore ka nxjerre Urdhrin për Bllokimin e tyre, dhe se kane filluar procedurat për ekzekutimin e
detyrimeve tatimore te papaguara. Njoftimi sipas
parashikimit me sipër behet për faktin, qe personat e trete te marrin dijeni për
fillimin e
këtyre procedurave, dhe qe organet apo institucionet te cilët kane regjistrime te pasurive te luajtshme apo te
paluajtshme te tatimpaguesit debitor te regjistrojnë
detyrimin tatimor te papaguar si barre mbi këto pasuri, dhe te mos lejojnë
kryerjen e
transaksioneve për transferimin e pasurive te tatimpaguesit debitor, deri ne momentin qe detyrimi tatimor i papaguar
është arkëtuar. Ky urdhër për fillimin e procedurave për
ekzekutimin me force te mbledhjes se detyrimit tatimor te tatimpaguesit
nëpërmjet
ekzekutimit mbi pasuritë e tij, publikohet ne faqen zyrtare te internetit te administratës tatimore. Si pasuri e tatim
paguesit konsiderohen te gjitha pasuritë e luajtshme dhe te
paluajtshme te tij, qe janë ne pronësi te tij, apo qe ndodhen ne
përdorim, apo me te
drejta te tjera tek persona te trete. Ne kuptim te pasurive mbi te cilat mund te vendosen masat e sigurisë
përfshihen edhe pasuritë e personave te përcaktuar ne nenin
99 te ligjit "Për procedurat tatimore", te cilat shërbejnë për pagimin
e detyrimeve
tatimore për pjesën qe atyre iu takon te paguajnë ne përpjesëtim me detyrimin tatimor.

91.2.1 Me qellim sigurimin e pagimit te detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit,
administrata tatimore ne përputhje me nenin 91 
e ligjit "Për procedurat tatimore",
vendos për marrjen e masave te sigurimit për ekzekutimin e detyrimit. Qëllimi i vendosjes se
masave te sigurimit te detyrimit tatimor është mos humbja e pasurisë, apo
mos tjetërsimi i saj tek te tretët, pa u paguar me pare
detyrimet tatimore. Masat e
sigurimit te pasurisë vendosen nëpërmjet barreve siguruese për pasuritë e luajtshme dhe hipotekës
për pasuritë e paluajtshme te tatimpaguesit, apo te personave te cilëve
ju drejtohet akti i cili bën vendosjen e tyre. Masat e
sigurimit te pasurisë, merren
gjithmonë me ane te një vendimi me shkrim te Drejtorit te Drejtorisë Rajonale ku tatim paguesi
është i regjistruar për pagimin tatimeve te tij. Te drejtën për nxjerrjen e
Vendimit për marrjen e masave për sigurimin e pasurisë
me qellim pagimin e tatimeve e
ka edhe titullari i Zyrës tatimore te qeverisjes vendore, për rastin e mospagimit te detyrimeve
tatimore vendore. Pavarësisht se vendimi për daljen e masave te sigurimit
te pasurisë se tatimpaguesit behet nga Drejtori i
Drejtorisë Rajonale, apo titullari i Zyrës
Tatimore Vendore, ato kane efekt për te gjithë territorin e Republikës se Shqipërisë,dhe çdo person juridik, publik a privat, si dhe persona fizike qe kanë te regjistruar pasuri te tatimpaguesit, janë te detyruar te
ekzekutojnë vendimin e nxjerre për marrjen
e masave te sigurisë mbi pasurinë e tatimpaguesit debitor.

91.2.2 Si masa qe mund te merren nga ana e administratës tatimore nëpërmjet
vendosjes se masave te sigurimit te pasurisë, janë
rdhri dhe njoftimi për vendosjen e
barrës siguruese apo barrës hipotekare ndaj pasurive të tatimpaguesit.

91.2.3 Hipoteka si mjet i sigurimit te pagimit te detyrimeve tatimore, vendoset gjithnjë ne baze te vendimit te nxjerre nga Drejtori
i Drejtorisë Rajonale Tatimore, apo nga
titullari i Zyrës Tatimore te qeverisjes vendore. Akti me ane të të cilit kërkohet te
vendoset hipoteka, i dërgohet Zyrës Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ku ndodhet pasuria e paluajtshme e
tatimpaguesit, apo ku ndodhet selia e tij, si dhe
Kryeregjistruesit te Zyrës Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ne
vendimin e vendosjes se hipotekës, nëse Dega Rajonale Tatimore apo Zyra Vendore e tatimeve nuk disponon te dhëna mbi
pasurinë e paluajtshme te debitorit, se bashku me
vendimin e saj, i kërkohet Zyrës Qendrore dhe asaj Vendore te Regjistrimit te
Pasurive
te Paluajtshme, qe brenda një afati kohor prej 5 ditëve pune te bëjnë identifikimin e këtyre pasurive, dhe te bëjnë
vendosjen ne hipoteke te tyre ne favor te administratës
tatimore, deri ne momentin qe detyrimi tatimor i papaguar prej tatimpaguesit te jete shlyer. Hipoteka vendoset jo vetëm mbi sendet e paluajtshme ne pronësi te tatimpaguesit, apo te personave
te tjerë te parashikuar ne nenin 99 te Ligjit "Për
Procedurat Tatimore", por edhe mbi uzufruktet e këtyre sendeve, si dhe te
drejtave te
tjera mbi to, te drejta këto qe janë te lidhura me te ardhurat e pronarit te sendit te paluajtshëm. Administrata tatimore
me vendimin e saj për vendosje hipoteke, kërkon
vendosje hipoteke edhe për sendet e ardhshme te paluajtshme te tatimpaguesit
apo
personave te tjerë te parashikuar ne nenin 99 te ligjit "Për procedurat tatimore". Kjo kërkese behet pavarësisht nëse
administrata tatimore disponon apo jo te dhëna ne
lidhje me faktin se tatimpaguesi gjate periudhës se mbledhjes me forcë te
detyrimeve
tatimore, mund te marre ne pronësi te vet një pasuri te paluajtshme apo jo. Gjithnjë gjate gjithë periudhës se
mbledhjes me force te detyrimeve tatimore, për çdo pasuri te
re e cila vjen ne favor te tatimpaguesit debitor, ajo pasuri do te
rëndohet me hipoteke
ne favor te administratës tatimore, qe ka filluar procedurat e mbledhjes me force te detyrimit tatimor. Ne
rastet kur këto sende te paluajtshme janë ne bashkëpronësi edhe
me persona te tjerë ndaj te cilëve nuk mund te shtrihet
procedura e mbledhjes me
forcë te detyrimeve tatimore, administrata e cila ka nxjerre vendimin për vendosjen e hipotekës, duhet
te beje veçimin e këtyre pjesëve, dhe te vendose hipotekën vetëm për
pjesën qe i takon si pronësi tatimpaguesit apo personave te
jerë te parashikuar ne
nenin 99 te ligjit "Për procedurat tatimore".

91.2.4 Me hipotekimin e sendeve te paluajtshme, te uzufrukteve, dhe te drejtave mbi
këto sende, ne rast se tatimpaguesi ka një
sigurim mbi to, atëherë edhe te gjitha te
ardhurat qe mund te rrjedhin nga sigurimi i sendit, gjate periudhës se mbledhjes me
forcë te detyrimeve tatimore, kalojnë ne favor te organit tatimor. Ne rastin kur sendet e siguruara janë ne bashkëpronësi me
persona te tjerë ndaj te cilëve nuk shtrihet
procedura e mbledhjes me forcë te tatimit, shoqëria e sigurimit ne ato raste kur ndodh
ngjarja për te cilën sendi është i siguruar, do te kaloje ne favor te organit tatimor te ardhurat ne përpjesëtim me përqindjen e
bashkëpronësisë se tatimpaguesit apo
personave te tjerë te parashikuar ne nenin 99 te ligjit "Për procedurat tatimore", ndaj te
cilit ka dale vendimi.

91.2.5 Barra siguruese merret si mase sigurimi për te gjitha pasuritë e luajtshme te
debitorit. Për vendosjen e barreve siguruese
administrata tatimore do te veproje ne
përputhje me ligjin Nr.8537 date 18.10.1999 "Për barrët siguruese", Rregulloren e
Barrëve Siguruese te miratuar nga Ministri i Ekonomisë, Energjetikes dhe Tregtisë Nr.493, date 06.07.2006, si dhe ne përputhje
me Udhëzimet e nxjerra nga Kryeregjistruesi
i Barreve Siguruese. Për te bere identifikimin e pasurive te luajtshme ndaj te cilave
mund te vendoset një barre siguruese, administrata tatimore, e cila është kompetente për nxjerrjen e vendimit për vendosjen e
barrës siguruese, duhet t'i dërgoje njoftim te
gjithë zyrave ne Republikën e Shqipërisë, te cilat janë te ngarkuara nga ligji për te
bere
regjistrimin e pasurive te luajtshme. Zyrat apo institucionet te cilat regjistrojnë pasuri te luajtshme ne Republikën e
Shqipërisë, ne çdo rast bëjnë regjistrimin e barrës ne emër
te administratës tatimore nga dita e parë e punës pas ditës së
publikimit te aktit për
fillimin e këtyre procedurave, sipas nenit 91 te Ligjit për procedurat tatimore ne faqen zyrtare te Drejtorisë
se Përgjithshme te Tatimeve. Barra siguruese mund te vendoset
mbi pasuritë e mëposhtme:

a) Automjetet, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete sipas përkufizimit të nenit 54 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë
Nr.8378, datë 22.7.1998

b) Ciklomotoret ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete sipas përkufizimit të nenit 52 të Kodit Rrugor të Republikës së
Shqipërisë nr.8378, datë 22.7.1998.

c) Makinat bujqësore, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete, sipas përkufizimit të nenit 57 të Kodit Rrugor të Republikës së
Shqipërisë nr.8378, datë 22.7.1998.

ç) Makinat teknologjike, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete, sipas përkufizimit të nenit 58 të Kodit Rrugor të Republikës së
Shqipërisë nr.8378, datë 22.7.1998.

d) Mallrat me numër serie, ku si te tilla do te konsiderohen ato mallrat që renditen si vijon: automjete, ciklomotorë, makina
bujqësore, makina teknologjike, mjete fluturimi,
mjete lundrimi, motomjete, motorë mjeti fluturimi, rimorkio, trolejbusë.

dh) Mjete fluturimi, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete të ndërtuara për transportimin e personave dhe/ose mallrave
nëpërmjet ajrit.

e) Mjet lundrimi, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete te ndërtuara për të transportuar persona ose sende, nëpërmjet ujit
dhe që vihen në lëvizje kryesisht nga
çdo lloj tjetër force, përveç forcës së muskujve dhe që i kalon gjashtë metra gjatësi.
Motomjet, ku si te tilla do te konsiderohen ato mjete, sipas përkufizimit të nenit 53 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë
nr.8378, datë 22.7.1998.

f) Metalet dhe gurët e çmuar.

g) Tituj pronësie mbi letrat me vlere publike, si bonot e thesarit, dhe private si aksione, kambiale, çeqe etj te parashikuara sipas
ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 "Për Titujt".
Për vendosjen e barrës siguruese, ne rastet kur administrata tatimore ka dijeni për
sende te luajtshme ne pronësi te tatimpaguesit apo te personave te tjerë ndaj te cilëve ajo ka nxjerre urdhrin, vendosja e barrës
siguruese behet sipas Formularit "Njoftimi C -
Regjistrimi i Pretendimeve Shtetërore" te Zyrës se Regjistrimit te Barreve Siguruese",
sipas modelit te përcaktuar ne Rregulloren e Barrëve Siguruese te miratuar nga Ministri i Ekonomisë, Energjetikes dhe Tregtisë Nr.
493, date 06.07.2006,

91.2.7 Ne qofte se, sendet mbi te cilat është vendosur barra siguruese, janë te siguruara, shpërblimi qe tatimpaguesi, apo
personat ndaj te cilëve është vendosur barra
siguruese, do te merrnin ne rastin e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit, kalon ne favor
te
administratës tatimore, nëse ngjarja për te cilën ata janë siguruar ndodh gjate periudhës se zhvillimit te procedurave te
mbledhjes me force te tatimeve.

91.2.8 Administrata tatimore i kërkon informacion zyrave te regjistrimit te pasurive, te mjeteve motorike, mjeteve lundruese, te
regjistrimit te aksioneve, te regjistrimit te
titujve shtetërore, metaleve dhe gurëve te çmuar, nëse ne emër te tatimpaguesit apo
personave te tjerë ndaj te cilëve ajo ka nxjerre vendimin për marrjen e masave te sigurisë, figurojnë te regjistruara ne pronësi te
tyre sende, te cilat ato janë te detyruara
t'i regjistrojnë. Institucionet e mësipërme janë te detyruara brenda 5 ditëve pune nga
data e marrjes se njoftimit, te informojnë administratën tatimore nëse tatimpaguesi apo personat ndaj te cilëve ka dale vendimi
kane pasuri ne emër te tyre apo jo.

91.2.9 Kur mbas lajmërimit qe i ka bere tatimpaguesit apo personave te tjerë ndaj te
cilëve rendon detyrimi për te paguar tatimin,
administrata tatimore ka arritur ne
përfundimin se duhet te mbledhë me force tatimet, ajo përgatit njoftimin përkatës për
marrjen e masave te sigurisë mbi pasuritë e luajtshme apo te paluajtshme te tatimpaguesit, duke vendosur ndaj tyre barre
siguruese apo hipoteke.
Ky njoftim përpilohet sipas pikës 91.4 të këtij Udhëzimi dhe i dërgohet zyrave te cilat kane te regjistruara
pasuri te luajtshme apo te paluajtshme të tatimpaguesit, duke i
njoftuar ato për fillimin e mbledhjes me force te detyrimeve
tatimore.

91.3. Para vendosjes së një barre siguruese dhe/ose barre hipotekare mbi pasurinë e tatimpaguesit, ky i fundit duhet të njoftohet
me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë të
gjithë informacionin lidhur me to.

91.4 Njoftimi për marrjen e masave të sigurisë sipas pikës 91.2.9 më lart, do të
përmbajë:

a) Të dhënat identifikuese të tatimpaguesit ;
b) Selinë e regjistruar ne regjistrin tregtar;
c) Vende te tjera te ushtrimit te veprimtarisë prej tatimpaguesit nëse ai ka;
ç) NIPT-in;
d) Shumën e detyrimit tatimor te papaguar;
dh) Faktin që të gjitha pasuritë e luajtshme dhe te paluajtshme te tatimpaguesit konsiderohen të rënduara me barrë siguruese apo
hipotekare, pavarësisht nëse barrat e
mësipërme janë të regjistruara ose jo;
e) Kërkesën për te identifikuar nëse ne emër te tatimpaguesit, apo personave te parashikuar ne nenin 99 te Ligjit "Për procedurat
tatimore", ka apo jo te regjistruara
pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme;
ë) Kërkesën për te vendosur barre siguruese për pasuritë e luajtshme dhe hipoteke për pasuritë e paluajtshme;

91.5 Forma e njoftimit qe administrata tatimore iu drejton zyrave te cilat regjistrojnë pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme ne
Republikën e Shqipërisë, hartohet ne
përputhje me formën e dhëne në Vendimin përkatës te Këshillit te Ministrave.

91.6 Ne rastet kur vendimi për vendosjen e masave te sigurisë i drejtohet një personi fizik i cili vdes gjate periudhës se nxjerrjes
e vendimit, vendimi ngelet ne fuqi për
pasurinë edhe nëse kjo pasuri kalon tek trashëgimtaret e tij.







Konfidencialiteti | © 2011 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve