Mirë se vini
 
Skip Navigation Links

 Shërbimet elektronike 

 

Informacion mbi denoncimin e nje akti korruptiv 

Të nderuar qytetarë!

Në këtë nën-faqe në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ju keni mundësinë të denonconi Aktet Korruptive, apo Sjelljet jo Etike të Punonjësve të Administratës Tatimore, si dhe Evazionin Fiskal apo Shkeljen e Ligjeve Tatimore nga Subjektet Tatimpagues, të regjistruar ose jo, të cilat konstatohen nga Ju!

Ju mund t’i paraqisni shqetësimet tuaja dhe mund t’i denonconi këto fenomene:

1. Duke tefonuar, pa pagese nga një numër telefoni fix në numrin: 0800 14 14.
Gjatë orarit zyrtar të punës (8:00 – 16:00, nga e hëna në të premte) një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do t’u përgjigjet dhe do t‘ju shërbejë.
Në ditët e pushimit zyrtar dhe jashtë orarit zyrtar të punës (nga ora 16:00 - 08:00) ju mund të lini një mesazh në këtë numër telefoni, duke paraqitur shqetësimin apo denoncimin tuaj.

2. Duke dërguar mesazh në adresën e postës elektronike: denoncime@tatime.gov.al

3. Duke përdorur formularin "Informacion për Akte Abuzive", të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu. Për më shumë informacion se si të plotësoni këtë formular ju lutem klikoni këtu.

Formularin e plotësuar, Ju mund ta dërgoni:

a. Me postë në adresën: Sektori i Informacionit „Call Center“, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rr.“Gjin Bue Shpata“ (mbrapa Stad. „Selman Stërmasi“), 1001, Tiranë.

b. Duke e dorëzuar dorazi në Sektorin e Informacionit „Call Center“ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ne adresen Rr.“Gjin Bue Shpata“ (mbrapa Stad. „Selman Stërmasi“), 1001, Tiranë.





Ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin!




Konfidencialiteti | © 2011 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve