|
|
|
Zgjerohet skema e deklarimit elektronik të detyrimeve tatimore
Tatimpaguesit e Drejtorive Rajonale Tatimore, Shkodër, Korçë dhe Fier, duke përfshirë dhe biznesin e vogël, duke filluar nga data 1 nëntor 2008, kanë mundësi të deklarojnë në mënyrë elektronike detyrimet tatimore. Duke kontaktuar në Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve do të siguroni Fjalëkalimin për deklarimin elektronik. Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al.
Duke filluar nga data 1 tetor 2008, tatimpaguesit e Drejtorive Rajonale Tatimore, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan duke përfshirë dhe biznesin e vogël, kanë mundësi të deklarojnë detyrimet tatimore në mënyrë elektronike. Fjalëkalimi dhe instruksionet për deklarimin elektronik, me Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve. Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al
Duke filluar nga data 1 korrik 2008, tatimpaguesit e Degës së Tatimeve Durrës, duke përfshirë dhe biznesin e vogël, kanë mundësi të deklarojnë tatimet në mënyrë elektronike. Fjalëkalimi dhe instruksionet për këtë merren duke kontaktuar me Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Degës së Tatimeve Durrës.Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al.
|
 |
|
Deklarimi elektronik i tatimeve - I thjeshtë dhe i lehtë!
Tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së tatimpaguesve të Mëdhenj dhe tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së Tatimeve Tiranë, mund të deklarojnë dhe paguajnë në mënyrë elektronike Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP), Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatim Fitimin. Këto formularë NUK do t’i gjeni pranë degëve tatimore përkatëse. Për më tepër informacion klikoni Tatimet e mia në të majtën tuaj.... Lajmi i plotë |
Hyn në fuqi ligji i ri për procedurat tatimore Ligji i ri për procedurat tatimore, i cili ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008, shërben si gur themeltar për ndërtimin e një administrate tatimore moderne, efektive dhe të ndershme në Shqipëri. Ai shënon një kthesë historike në mënyrës se si mblidhen dhe administrohen tatimet në vendin tonë, duke hequr dorë përfundimisht nga praktika të çrregullta dhe arbitrare, duke futur parimin e vetë-deklarimit dhe duke vënë theksin në një marrëdhënie të drejtë dhe transparente mes administratës tatimore dhe tatimpaguesve.... Lajmi i plotë
Sipas nenit 65 pika 3, dhe nenit 74 pika 4 te ligjit te ri te procedurave tatimore nr. 9920, date 19.05.2008, në rastet kur afati i fundit për dorezimin e deklarates ose pageses se detyrimit tatimor bie në ditë pushimi, atehere si ditë e fundit e afatit llogaritet dita e parë e punes, pas ditës së pushimit.
Hiqet kërkesa për paraqitjen e librave të shitjeve dhe blerjeve për TVSH-nëTatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve për të dorëzuar brenda datës 14 të çdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve. Në frymën e reformimit dhe modernizimit të mëtejshëm të sistemit tatimor në Shqipëri, të mbështetur dhe nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 17, datë 13.05.2008, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” heq procedurën e dorëzimit mujor të librave të shitjeve dhe blerjeve, duke rikonfirmuar si detyrimin ligjor për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të tyre nga biznesi, ashtu dhe parimin e vetëdeklarimit dhe kontrollit të strukturuar tatimor.... Lajmi i plotë
Zgjerohet shërbimi i shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit Për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë Degëve të Tatimeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Lushnjë, duke përfshirë tatimpaguesit e TVSH-së dhe tatimpaguesit e Biznesit të Vogël, tashmë mundësohet shkarkimi i formularëve të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, duke klikuar Shkarko Deklaratat.
|

|
|
|
|
|
Tryezë e rrumbullakët me bizneset fasoniste të Shkodrës mbi deklarimin dhe pagesën on-line të detyrimeve tatimore
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me mbështetjen e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik, GTZ, në kuadrin e Programit të Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri dhe në vijim të bashkëpunimit institucional në ndihmë të bizneseve fasoniste, organizuan në një nga sallat e Grand Hotel Europa në Shkodër, tryezën e rrumbullakët me temë: “Ligji i ri i Procedurave Tatimore, deklarimi on-line i detyrimeve tatimore dhe problemet e biznesit fasonist në marrëdhëniet me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve”.
Në këtë takim merrnin pjesë sipërmarrje të njohura të qytetit të Shkodrës në fushën e prodhimit të veshjeve për eksport, drejtuesit kryesorë të Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, përfaqësues të GTZ, ekspertë dhe drejtuesit kryesorë të Drejtorive Rajonale Tatimore Shkodër dhe Lezhë, etj.
Pas ofrimit të shërbimit të shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit, bizneset konfeksioniste të Shkodrës janë të parët që iu mundësua njohja dhe trainimi me shërbimin e ri të plotë të deklarimit të të gjitha detyrimeve on-line si dhe pagimi i këtyre detyrimeve në mënyrë elektronike nëpërmjet bankave të nivelit të dytë pasi që nga data 1 Nëntor edhe tatimpaguesit e Shkodrës janë përfshirë në skemën e deklarimit dhe pagesës on-line të detyrimeve tatimore.
Drejtori i Shërbimeve në DPT, z. Erion Prifti i njohu përfaqësuesit e këtij grupimi të biznesit, si një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në rrethin e Shkodrës, me thjeshtësinë dhe lehtësinë që ofron sistemi elektronik i deklarimit të detyrimeve tatimore dhe shpjegoi kostot që përfiton biznesi nga ky shërbim.
Z.Prifti konfirmoi se sistemi i instaluar nën frymën e reformimit dhe modernizimit të mëtejshëm të sistemit tatimor në Shqipëri, të mbështetur dhe nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, iu jep përgjigje shumë pyetjeve dhe shqetësimeve që lidhen me administrimin tatimor, të cilat tashmë iu ofrohen në mënyrë elektronike bizneseve të interesuara, në një kohë tepër të shkurtër.
Në përfundim të takimit u sqaruan në detaje procedurat e reja elektronike të deklarimit on-line të të taimeve dhe u praktikuan përvojat më të mira në fushën e deklarimit elektronik të tatimeve.
Takime të tilla, informuese dhe trajnuese, të zhvilluara më parë edhe në Tiranë e Durrës, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, do t’i ofrohen në të ardhmen edhe bizneseve fasoniste në Korçë e Fier. KONTAKT: e-mail: zyraeshtypit@tatime.gov.al
|
Tejkalime për 6-mujorin e parë të 2008-s
Në 6-mujorin e parë administrata tatimore qendrore ka plotësuar dhe tejkaluar objektivat e përcaktuara në shumën 70.6 miliardë lekë ose në masën 106.3 %. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2007-s, janë arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 12.8 miliardë lekë më shumë ose në masën 122.1 %..... Lajmi i plotë |
|

|
|
|
|
|
|
Kalendari Tatimor
|
|
|
|
|
2008
|
| | Hën | Mar | Mër | Enj | Pre | Sht | Die |
|---|
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | 1 | 2 | | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 1.Afati i fundit i tërheqjes së FDP-së dhe pagesës së TVSH-së për muajin paraardhës. | | | | | |
| 15 | 16 | 17 | 1.Afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të deklaratës dhe pagesës së Tatim Fitimit të muajit. 2.Afati i fundit i dorëzimit të deklaratës së akcizës të muajit paraardhës dhe e pagesës së Tatimit mbi akcizën në filialin e bankës përkatëse. | | | | | |
| 18 | 19 | 20 | 1.Afati i fundit i tërheqjes dhe dorëzimit të formularëve dhe listëpagesës për deklarimin dhe pagesën e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi. | | | | | |
| 21 | 22 | 23 | | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
|
|

|
|
|
|
|
|
|
|
|