Swith to English language
  Mirë se vini -Guest 
Kërko:  në:  
   

 Shërbimet elektronike 

Reforma tatimore 

Zgjerohet deklarimi elektronik i tatimeve dhe për tatimpaguesit në Durrës 

Duke filluar nga data 1 korrik 2008, tatimpaguesit e Degës së Tatimeve Durrës, duke përfshirë dhe biznesin e vogël, kanë mundësi të deklarojnë tatimet në mënyrë elektronike. Fjalëkalimi dhe instruksionet për këtë merren duke kontaktuar me Sektorin e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Degës së Tatimeve Durrës. Për çdo pyetje ju mund të dërgoni një mesazh dhe në adresen: e-tatime@tatime.gov.al

 

 

Deklarimi elektronik i tatimeve - I thjeshtë dhe i lehtë!

Tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së tatimpaguesve të Mëdhenj dhe tatimpaguesit e regjistruar pranë degës së Tatimeve Tiranë, mund të deklarojnë dhe paguajnë në mënyrë elektronike Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP), Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe Tatim Fitimin. Këto formularë NUK do t’i gjeni pranë degëve tatimore përkatëse. Për më tepër informacion klikoni
Tatimet e mia në të majtën tuaj....  Lajmi i plotë

 
Hiqet kërkesa për paraqitjen e librave të shitjeve dhe blerjeve për TVSH-në


Tatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve për të dorëzuar brenda datës 14 të çdo muaji librat e shitjeve dhe blerjeve. Në frymën e reformimit dhe modernizimit të mëtejshëm të sistemit tatimor në Shqipëri, të mbështetur dhe nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, i administruar nga USAID, Udhëzimi i Ministrit të Financave nr. 17, datë 13.05.2008, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” heq procedurën e dorëzimit mujor të librave të shitjeve dhe blerjeve, duke rikonfirmuar si detyrimin ligjor për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të tyre nga biznesi, ashtu dhe parimin e vetëdeklarimit dhe kontrollit të strukturuar tatimor....  Lajmi i plotë
 
Zgjerohet shërbimi i shkarkimit të deklaratave tatimore nëpërmjet internetit

Për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë Degëve të Tatimeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Fier, Lezhë, Shkodër, Berat dhe Lushnjë, duke përfshirë tatimpaguesit e TVSH-së dhe tatimpaguesit e Biznesit të Vogël, tashmë mundësohet shkarkimi i formularëve të deklarimit dhe pagesës së TVSH-së, Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, duke klikuar
Shkarko Deklaratat.
 
Hyn në fuqi ligji i ri për procedurat tatimore

Ligji i ri për procedurat tatimore, i cili ka hyrë në fuqi në 25 qershor 2008, shërben si gur themeltar për ndërtimin e një administrate tatimore moderne, efektive dhe të ndershme në Shqipëri. Ai shënon një kthesë historike në mënyrës se si mblidhen dhe administrohen tatimet në vendin tonë, duke hequr dorë përfundimisht nga praktika të çrregullta dhe arbitrare, duke futur parimin e vetë-deklarimit dhe duke vënë theksin në një marrëdhënie të drejtë dhe transparente mes administratës tatimore dhe tatimpaguesve....  Lajmi i plotë 

 


Lajme të ditës 

Tryezë e rrumbullakët me biznesin

Në 7 korrik 2008, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një Tryezë e Rrumbullakët me qëllim njohjen e biznesit me Ligjin nr.9920, datë 19.05.2005, "Për procedurat tatimore", si dhe deklarimin elektronik....
Lajmi i plotë

      

Tejkalime për 6-mujorin e parë të 2008-s

Në 6-mujorin e parë administrata tatimore qendrore ka plotësuar dhe tejkaluar objektivat e përcaktuara në shumën 70.6 miliardë lekë ose në masën 106.3 %. Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2007-s, janë arkëtuar në buxhetin e shtetit rreth 12.8 miliardë lekë më shumë ose në masën 122.1 %.
....
Lajmi i plotë


 Kalendari Tatimor 

 Numri i gjelbër! 
Denonconi
nje rast korruptiv
0800 80 80

 Galeri Fotografike 
Diskutime per Ligjin e Procedurave Tatimore
download photo



Konfidencialiteti | © 2008 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve